Doni autorizim për të lëvizur me makinë? Policia e Shtetit: Ja detajet e aplikacionit të ri, si duhet të veproni

Premte, 27 Mars 2020 15:17

Doni autorizim per te levizur me makine ne kete kohe shtetrrethimi per urgjenca shendetesore, pune, apo biznes?

Policia e Shtetit ka dale sot me nje sqarim ldihur me gjithe proceduren qe duhet te ndiqet, permes nje aplikacioni te ri me emërtimin “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!”.

Lexoni me poshte per gjithe detajet, ndiqni proceduren se si duhet te veproni.

NJOFTIMI I PLOTE

Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në lidhje me zgjidhjen e kërkesave të domosdoshme dhe për nevoja urgjente shëndetësore dhe të biznesit, për qarkullim me mjetet e tyre, sqarojmë se:

Policia e Shtetit, në faqen zyrtare të saj (www.asp.gov.al), ka publikuar një aplikacion të ri me emërtimin “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!”

Të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, nëpërmjet këtij aplikacioni.

Për pajisjen me autorizim të ri, qytetarët duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion: Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://autorizime.asp.gov.al.

Gjatë aplikimit është e rëndësishme vendosja e saktë e të dhënave që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara.

Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre online, duke rritur kështu në maksimum transparencën e komunikimit të Policisë me qytetarët.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të përballuar shqyrtimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe bën me dije se çdo aplikim që plotëson kriteret sipas kërkesave të formularëve dhe miratohet nga ana e Policisë Rrugore do të jetë e verifikueshme nga patrullat e Policisë gjatë kontrolleve të ndryshme, në të gjithë territorin e vendit.

Sqarojmë se të gjitha autorizimet e lëshuara më parë nga Policia dhe ato të konfirmuara nëpërmjet email-it nga ana e Policisë janë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të aplikohet përsëri.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe apelon edhe njëherë për të gjithë ata që përpiqen të abuzojnë apo t’i shmangen zbatimit të këtyre masave se në terren, veç punonjësve të Policisë me uniformë, janë dhe qindra agjentë civilë, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të masave kufizuese.

123

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...