Kallashnikov, qindra fishekë luftarakë e fitil zjarrpërcjellës, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

Tuesday, 09 June 2020 17:16

Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pasi është kapur me armë zjarri pa leje dhe municione luftarake.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar, pasi mbante armë zjarri dhe municione luftarake në banesë.

Sekuestrohen kallashnikov, qindra fishekë luftarakë, kapsolla elektrike, detonatorë dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që i mbajnë pa leje në banesë, si dhe të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Pas informacione të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Tërnovë posedonte armë zjarri pa leje, menjëherë u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. R., të gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 56 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...