Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh/ Shtetasi ukrainas vizitoi Shqipërinë edhe një vit më parë

Diel, 21 August 2022 11:56

 

25-vjeçari ukrainas F.A., i cili u arrestua nga policia një natë më parë, pasi bashkë me dy shtetas rus sulmuan me spraj kimik ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, ka vizituar edhe më parë vendin tonë.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, ai ka treguar se ka udhëtuar më të njëjtën makinë ‘Chevrolet Camaro' me targa ukrainase dhe ka vizituar disa vende në Shqipëri. Madje në postimin e fundit 25-vjeçari nga Ukraina pa publikuar foto nga vizita në vendin 

Ndërsa shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, në rrjetin social Instagram mban emrin Lana Sator dhe e përshkruan veten si fotografe, e cila fotografon kryesisht trashëgimi të shekullit të XX si dhe vende të braktisura. Madje para se të ndodhte incidenti në Gramsh, ajo ka publikuar disa pamje nga ndërtesa të braktisura në vendin tonë, tunele, e dyer të vjetra metali.

Sulmi me spraj kimik, ndaj dy ushtarëve shqiptarë Albi Bici dhe Ardjan Xhaka në uzinën e Armëve në Gramsh, ndodhi pasditen e djeshme (20 gusht).

 

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik.

Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. Sakaq gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...