Apeli në SYRI: 3 orë të bllokuar në Qafë Murriz, jemi me fëmijë të vegjël, asnjë borëpastruese

Saturday, 25 November 2023 21:33

Reshjet e sotme të borës, edhe pse të paralajmëruara e kanë gjetur shtetin shqiptar të shkrehur. Të mësuar me dimra të butë, qeveria shqiptare as nuk e kishte vënë ujin në zjarr që të ndërmerrte masa për të zhbllokuar rrugë.

Mijëra qytetarë janë bllokuar gjatë ditës së sotme në rrugë të ndryshme të vendit, por kryesisht në veri dhe verilindje të Shqipërisë reshjet e dëborës kanë qenë intensive.

Një qytetare ka denoncuar në SYRI.net, duke apeluar që të ju shkohet në ndihmë pasi dhjetëra makina janë bllokuar në Qafën e Murrizit në rrugën e Arbrit dhe askush nuk u ka shkuar në ndihmë.

‘Jemi të bllokuar prej më shumë se 3 orësh në Qafë Murriz. Jemi me fëmijë të vegjël në makinë dhe asnjë borëpastruese nuk duket që të vijë të hapë rrugën’, shkruan në apelin e saj në SYRI.net, denoncuesja e situatës së rëndë që është në zonën e Rrugës së Arbrit, që bllokohet kur bie një vesë shiu, e jo më nga reshjet e dëborës.

 
 

Apelojmë shtetin dhe firmën që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e kësaj rruge, të shkojë në ndihmë të qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...