Korrupsioni u rrit, 124 zyrtarë nën hetim nga prokuroria

Tuesday, 24 Prill 2018 21:33

Në vitin 2017 është rritur me 163,8 % numri i hetimeve për korrupsion aktiv të zyrtarëve nga ana e prokurorive në gjithë vendin. Sipas raportit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit të shkuar janë vënë nën hetim 124 zyrtarë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shifër që është 2.6 herë më e lartë se një vit më parë.

Nga raporti mësohet se janë dërguar në gjykatë 106 procedime penale nga 124 rastet e hetuara, ndërsa në vitin 2016 rezultojnë 37 procedime të dërguara në gjykatë.

Pastrimi i parave është një tjetër vepër penale që ka shënuar rritje të dukshme prej 27% gjatë vitit të shkuar.

Sipas të dhënave zyrtare të prokurorisë, gjatë vitit 2017 krahas rritjes së numrit të procedimeve penale të regjistruara, janë rritur edhe numri i procedimeve të dërguara në gjykatë për vepra penale që lidhen me pastrimin e parave.

Konkretisht, janë regjistruar 320 procedime penale dhe janë dërguar për gjykim 36 procedime penale për vepra që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Në total, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka patur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016 dhe rritje prej 80,8 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2016.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 21:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...