Bankat “zhdukin” nga bilancet 353 milionë euro kredi të këqija

Premte, 27 Prill 2018 10:00

Duke filluar nga janari 2015, bankat janë të detyruara nga kërkesat rregullative për të ndërmarrë procesin e pastrimit të bilance, duke fshirë kreditë që gjenden në kategorinë “e humbur” për më shumë se 3 vjet.

Banka e Shqipërisë njoftoi se gjithsej, që nga fillimi i procesit, janë fshirë 47.8 miliardë lekë kredi të humbura deri në fund të vitit 2017. Nëse ato nuk do të ishin fshirë, stoku i kredive me probleme do të kishte arritur në 127 miliardë lekë në fund të vitit 2017 ose 23.3% e stokut të kredisë, nga 13,2% që zbriti në fund të vitit 2017, pra rreth 10 pikë përqindje më të larta sesa aktualisht.

Si rrjedhojë e fshirjes, stoku i kredive me probleme ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Në dhjetor të vitit 2017, stoku arriti në rreth 80 miliardë lekë, duke shënuar një tkurrje prej 14.5% në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të parë të vitit. Ndaj një viti më parë, kreditë me probleme janë tkurrur me rreth 30 miliardë lekë, ose me 28%.

Banka e Shqipërisë sqaroi se, krahas fshirjes, rënia e stokut të kredive me probleme ka ardhur si pasojë e ristrukturimit të këtyre kredive, shlyerjes së kredive në klasa të ndryshme të portofolit me probleme dhe fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave. Gjatë gjysmës së dytë të vitit, nga bilancet e bankave janë fshirë rreth 4.5 miliardë lekë kredi të humbura, kryesisht të marra nga bizneset.

Rënia e stokut të kredive me probleme është shoqëruar me përmirësimin e treguesit të cilësisë së portofolit. Në fund të vitit, raporti i kredive me probleme (RKP) shënoi 13.2% nga 15.6% në qershor të 2017-s dhe 18.2% një vit më parë.

Brenda strukturës së kredive me probleme, si rezultat i ristrukturimeve, shlyerjeve dhe kredisë së re, tepricat e kredive që bëjnë pjesë në kategoritë në “ndjekje” dhe “nënstandard” janë tkurrur me përkatësisht 14% dhe 17%; ndërkohë që, kredia në klasën “standard” u zgjerua me rreth 6%.

Kredia e klasifikuar “e humbur”, e cila zë peshën kryesore ose rreth 58% të kredive me probleme, është ngushtuar me 17% (rreth 10 miliardë lekë). Rënia ka ardhur kryesisht si pasojë e largimit të një pjese të kredive të humbura nga bilanci./monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...