Vrasja në Kamëz/ Autori pranon krimin, tregon vendndodhjen e armës

Premte, 27 Prill 2018 12:12

Policia e shtetit ka arrestuar sot dy shtetas që dyshohen për ngjarjen në Kamëz ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Njëri nga të ndaluarit ka pranuar krimin. Ai ka treguar dhe vendin ku është pistoleta me të cilën u qëllua mbi çiftin Buci.

Menjëherë pas dëshmisë, policia ka shkuar në vendin e treguar nga një prej autorëve dhe por kërkon armën e krimit.

“Pistoleten e kishim për të trembur ata të dyqanit që të na jepnin lekët. Nuk donim të vrisnim asnjë njeri por patëm frike se na kapi dhe qëlluam”, ka thënë një prej autorëve të krimit para policisë.

Të ndaluarit sipas informacioneve të para janë moshave 25 dhe 28 vjeç. Pikërisht për këtë çështje në orën 12:30 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do ketë konferencë për shtyp nga Drejtori i Policisë Vendore.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Kamëz ku humbi jetën 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij, pasi i bënë rezistence grabitësve në dyqanin e tyre, policia shoqëroi dy nga autorët e dyshuar që kishin karakteristikat e personave që shfaqeshin ne pamjet e kamerave të sigurisë së marketit ku ndodhi ngjarja.

Pas kontrollit në banesën e tyre policia ka siguruar prova dhe bëri ndalimin e tyre. Sipas të dhënave, dy të akuzuarit janë me precedentë penalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...