60-vjeçarja tenton t’i vërë flakën vetes para Ministrisë së Drejtësisë

Hënë, 07 May 2018 19:30

Një shishe benzinë, shkrepëse dhe më pas vetëflijim. Ky ishte skenari me të cilin kishte vendosur t’i jepte fund jetës sot një zonjë.

60-vjeçarja nga Berati tentoi të digjej me benzinë para Ministris së Drejtësisë pasi ka 5 vite që sorrollatet në dyert e gjykatave pa gjetur drejtësi.

Bashkëshorti i 60-vjeçares është goditur me kazmë ne kokë nga fqinji, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ka 5 vite që i dëmtuari ka përfituar KEMP të përhershëm për shkak të goditjes , ndërsa autori i ngjarjes nuk ka kryer asnje ditë burg. 

Është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të të parandaluar ngjarjen e rëndë.

"Jam lodhur, të lutem… Nuk ju bie ju në qafë, i bie vetes time, trupit tim", tha ajo për emisionin "Boom".

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 19:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...