Prokuroria nuk bën transparencë; Fshihet pas “sekretit hetimor”

Hënë, 07 May 2018 20:01

Reforma në drejtësi ka sjellë edhe një risi, prokurorin dhe gjyqtarin e medias. Por prej një viti kjo hallkë e re në sistemin e drejtësisë po shkon në drejtimin e kundër, duke mos bere transparencën. Top Channel monitoroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ndodhen disa nga çështjet e rëndësishme me interes të lartë publik, duke i përcjellë kërkesa për informim. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur një justifikim për të shmangur komunikimin dhe përdor termin: Sekret hetimor.

Pjesa e reformës në drejtësi që garanton transparencën e sistemit për publikun, nuk funksionon. Ligji i ri për Prokurorinë përcakton që një prokuror duhet të mbajë marrëdhëniet me mediat, por në fakt, komunikimi publik është përkeqësuar.

Prokuroria fshihet pas frazës klishe “sekret hetimor” edhe kur pyetjet, siç është rasti i Top Channel, nuk cenojnë hetimet:

1. Referuar të drejtës së informimit, ju lutemi na vendosni ne dispozicion të dhëna me interes për publikun për shtetasin Adriatik Llalla. Për çfarë vepre është regjistruar hetimi ndaj zotit Llalla dhe kush është prokurori që po e heton këtë çështje?

2. Sa më sipër jeni të lutur, të na bashkangjisni procedurën e shortimit të kësaj dosjeje, kush janë prokurorët që e kanë nën shqyrtim këtë çështje. Na informoni me çfarë emri është regjistruar dosja numër 447 e përcjellë nga Prokuroria Durrës dhe për çfarë vepre?

3. Jemi te interesuar për çështjen ndaj shtetasit Saimir Tahiri, Orest Sota etj. Pse e keni shtyrë afatin e hetimeve dhe a e keni pyetur Saimir Tahirin pas seancës gjyqësore të dhjetorit 2017?

4. Kur do thërritet shtetasi Saimir Tahiri? Ju lutem na vendosni në dispozicion orën dhe datën e saktë.

Të katra pyetjet janë me interes të lartë publiK dhe ato nuk përbejnë sekret hetimor, sepse nuk hyjnë në thelbin e dosjes dhe nuk sjellin dëm të hetimeve sikurse pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nëse ka një akuzë për Adriatik Llallën dhe cila është ajo, por edhe si janë përzgjedhur 2 prokuroret për ta hetuar, kjo jo vetëm nuk nuk përbën sekret hetimor, por është detyrim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të informojë publikun për gjendjen penale të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Për shkak se Saimir Tahiri nuk është pyetur deri më tani ndonëse kanë kaluar mbi gjashte muaj, dhe nëse do të thirret për t’u marrë në pyetje, nuk cënon asnjë veprim hetimor që të klasifikohet si sekret, por është thjesht një referencë kohore në axhendën e Prokurorisë.

Me interes të lartë publik dhe që nuk zbulon veprimet hetimore është edhe pyetja se perse nuk është pyetur Dritan Zagani, që është njëri nga denoncuesit publike kundër ish-ministrit.

Ashtu si edhe kërkesa për të marrë informacion pas denoncimit të shtetasit me iniciale B.D, nga Shkodra, të cilit prej një viti i ndalohet të dalë jashtë shtetit, ndonëse porositësit për vrasjen e kryekomisarit Artan Çuku janë shpallur në kërkim me vendim gjykate. Top Channel iu drejtua Krimeve të Rënda përmes Prokurorit të medias me 7 kërkesa të tilla, për të cilat mori heshtje dhe në fund ruajtjen e sekretit hetimor, që ndonëse përdoret si mburojë ai është i tillë vetëm kur del nga aktet e dosjes.

Burime jozyrtare pohuan  se ka një argument tjetër pse sekreti hetimor përdoret si justifikim për të mos bërë transparencë. Këto burime vënë në dyshim aftësinë e organit të akuzës për të ecur përpara me dosjet e rënda që kanë nën hetim. Dhe derisa Prokuroria të bëjë transparencë, ky mbetet opsioni më i besueshëm.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 20:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...