126 mijë lekë fatura e dritave, gazetari tregon se s'ka qenë në shtëpi: Vjedhje e hapur

Hënë, 07 May 2018 20:10

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar publikisht me anë të një postimi në Facebook një situatë tepër shqetësuese me të cilën është përballur.

Bëhet fjalë për mbifaturim ose vjedhje të energjisë elektrike. Këtë Kalaja e ka vënë në dukje nga vetë fakti  i shumës monetare në të cilën i ka ardhur fatura për tu paguar.

Nuk është hera  e parë që raste të tillë i ndodhin qytetarëve në Shqipëri, i paguajnë dhe më pas asgjë nuk ndodh. Kjo është një vjedhje e hapur që institucionet i bëjnë qytetarëve ashtu si shumë të tjera.

Postimi i plotë:

DENONCIM:

OSHEE vjedh qytetaret diten per diell dhe askush nuk mban pergjegjesi.

Fatura e muajit mars me ka ardhur 126 mije leke, nderkohe qe nuk kam qene ne shtepi, por me protesta per transparence ne lidhje me mareveshjen “Shqiperi-Greqi”.

Fatura e Janarit ka ardhur 70 mije leke dhe fatura e Shkurtit 75 mije leke. Deri ketu nuk u ankova sepse mendova se ka qene ftohte, edhe mund te kem perdorur ngrohese. Por kur erdhi cmenduria, fatura e muajit Mars 126 mije leke, kjo eshte e paparanueshme. Une perdor pak paisje elektor-shtepiake dhe nuk kam hapur as byrektore dhe as nuk jam torrnitor dhe saldator. Jam faturuar a thua se jam biznes, me mbi 1000 kilovat, o monstra. Kjo eshte vjedhje hapur e Damian Gjiknurit dhe zgjatimeve te tij.

Ose eshte mbifaturim absurd, ose eshte vjedhje energjie, ose nuk eshte kolauduar sahati, por gjithsesi eshte VJEDHJE.

Kush e mban pergjegjesine?! Sigurisht qe bera ankese, por me thane qe brenda 45 ditesh do te kthejme pergjigje, nderkohe qe leket m’i moren kokerrr me kokerr dhe me kercenuan se do me prisnin dritat.

Zoti Minister shiko keto vjedhje galopante qe i ndodhin qytetareve te zakonshem te ketij vendi dhe mos arrestoni pleq e te rinj, qe nuk kane para per ilace dhe buke dhe ju i kerkoni leke per energjine elektrike. I detyruat madje te benin edhe vetvrasje.

Ndekrohe qe bizneseve te medha nuk keni te pasme t’ia merni leket e energjise elektrike. Ju i dini keto. Po vete valle, ju o pusht-tetar a paguani?!

Nuk do e le me kaq. Perballe do me keni. Nuk jam mare me ju, por ju jeni hajdute dhe gjakpiresa.

Turp e faqe e zeze, o kusare me kollare!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...