×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tërmetet në jug të vendit, banorët e disa fshatrave kalojnë natën jashtë

Hënë, 21 May 2018 15:46

Tërmetet që kanë filluar që nga pasditja e së shtunës vazhdojnë të mbajnë jashtë shtëpive qytetarët e frikësuar.

Rreth 13 banesa janë dëmtuar nga tërmeti në zonën e lumit të Vlorës.

Tre prej shtëpive janë të pabanueshme për shkak të dëmeve që shkaktoi tërmeti me magnitude 4.6.

Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Vlorës u mblodh për të marrë masa për strehimin dhe ndihmën që do t’u jepet banorëve në fshatin Bashaj, Matogjin dhe Vërmik të bashkisë Selenicë. Sipas raportimit të Top-channel nga emergjencat civile u kërkuan çadra për të strehuar banorët.

“Problemi i ditës është sistemimi i tre familjeve në fshatin Bashaj, në dy variante, ose sistemin në shkollë, ose nëpërmjet Kryqit të Kuq dhe rezervave materiale të Shtetit dhe kemi kërkuar të paktën 10 çadra familjare, për të bërë të mundur që shumë shpejt të jenë në zonë dhe të administrohen nga bashkia Selenicë”, thotë Flamur Mamaj, prefekti i qarkut Vlorë.

Një situatë e ngjashme mbahet mend nga zona e zona e fshatit Pilur dhe Kudhës së bashkisë së Himarë ku tërmeti i para 8 viteve dëmtoi shumë shtëpi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...