Arkeologët gjejnë gjurmë të një qyteti Ilir në Kepin e Rodonit

E mërkurë, 23 May 2018 09:59

Një fragment i çmontuar një furre prodhimi qeramike, prezenca e skarciteteve nga furrat antike dhe dy gurë peshe, janë elementët që i kanë bërë arkeologët të besojnë se janë në gjurmë të një qyteti antik në Kepin e Rodonit

I njohur për plazhin, natyrën e virgjër, një kishë të vjetër dhe fortifikimet e ndërtuara prej Skënderbeut, Kepi i Rodonit u fut në listën e vendeve joshëse për arkeologët pas gjetjeve pranë tij të dy anijeve 2300 vjeçare të mbytura pranë tij. Zbulimet nënujore të dy anijeve i bindën specialistët për pasurinë arkeologjike të  territorit dhe sondazhet e javëve të fundit, që po kryhen nga një grup arkeologësh u kanë dhënë të drejtë.
Veç furrës dhe mbetjeve të tjera, dy gurë peshe që shërbejnë edhe në tezgjahe, u zbuluan disa metra larg materialit ndërtimor, duke shtuar provat për një qytezë që mund të datohet rreth shekullit të 4-rt para erës sonë.
“Jemi në kërkim të një vendbanimi qytetar, çka vërtetohet nga sasia e madhe e mbetjeve të tullave dhe tjegullave, prodhime që nisin nga shek. 4-rt para erës së re dhe që u gjetën në luginën ku ndodhet kisha e Shna Ndoit, në breg të detit-tha për BIRN, prof. as. Dr. Eduard Shehi, arkeolog i periudhës romake. Të frymëzuar nga gjetjet dhe shpresa se mund të zgjerojnë punimet, arkeologët shpresojnë që të paktën një pjesë e territorit të tij mund të kthehet në një park natyror, turistik dhe arkeologjik, për të mbrojtur nga dëmtimet dhe ndërtimet.
Kërkimet për qytetin antik
Specialistët kanë krijuar bindjen se qyteza e mundshme duhet kërkuar mbi njërën prej kodrave, që tashmë është e mbuluar plotësisht nga shkurret, por provat për të pritet të dalin nga gërmime të mëvonshme.
Kërkesa është pritur mirë nga Instituti i Arkeologjisë dhe kërkimet për qytezën pritet të fillojnë në shtator.  “Kërkesa u prit pozitivisht nga Këshilli Shkencor i Institutit të Arkeologjisë, dhe që na jep mundësinë të rifillojmë kërkimet në shtator, kur edhe numri i turistëve në zonë është më i vogël”-tha arekologu Adrian Anastasi.
Kepi i Rodonit, është një nga zonat më tërheqëse të bregdetit shqiptar, qindra vjet më parë ai besohet se ka qenë një qendër e banuar ilire e cila ka humbur plotësisht dhe arkeologët shpesojnë se mund ta rigjejnë.
Megjithëse në fazë fillestare, të dhënat e deritanishme nga gërmimet arkeologjike të filluar janëvet ë fundit janë shpresëdhënëse.
Kërkimet në zonë u frymëzuan pasi pesë vjet më parë, kur nisi monitorimi i bregdetit, arkeologu nënujor Adrian Anastasi gjeti në afërsi dy relikte anijesh. “Gjatë zhytjeve zbuluam dy relikte anijesh, që i përkasin shek. 4-3 para erës sonë”-tha për BIRN dr. Adrian Anastasi. Më shumë se 2300 vjet më parë këto anije, të cilat u emërtuam simbolikisht “Rodon 1” dhe “Rodon 2”, besohet se transportonin drejt Durrësit dhe destinacioneve të tjera mesdhetare ngarkesa të përziera me amfora korintike B dhe MGS V, si dhe tulla, tjegulla e qeramikë fine.
Këtyre gjetjeve iu shtuan edhe elementët prej plumbi të spirancave të anijeve. Specialistët po ashtu besojnë se në ujrat pranë Kepit të Rodonit në 20 vitet e fundit janë grabitur egërsisht objekte arkeologjike.
Kërkime për një far dhe një manastir
Megjithatë Kepi i Rodonit ishte një territor i njohur për specialistët e monumenteve. Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe dhe Pirro Thomo janë ndër autorët kryesorë që kanë hedhur dritë mbi disa prej elementëve arkeologjikë të zbuluar disa dekada më parë. Por sondazhet e kësaj pranvere po krijojnë një imazh tjetër për të kaluarën e largët të territorit prej disa dhjetra hektarësh, që laget nga të tre anët prej ujrave detare.
Me sa duket veç Kalasë së Skënderbeut, e cila është edhe pika më e njohur nga turistët, që kërkojnë të zbulojnë gadishullin me vlera të veçanta natyrore, arkeologët gjatë javëve të kaluara kanë marrë në konsideratë edhe praninë e një fari ndriçues. Prof. as. Dr. Brikena Shkodra, me ndihmën e studentit të arkeologjisë, Krist Anastasi, ka vëzhguar imtësisht pjesën very-perëndimore të Kepit të Rodonit.
Të dhënat arkeologjike ajo i mbështet edhe në hartat e albanologëve dhe historianëve të kapërcyellit nga shek. 19-20. “Studiuesi hungarez Teodor Ipen 100 vjet më parë dokumenton praninë e një fari në Kep, të cilin na duhet ta datojmë saktësisht”-thotë për BIRN, Brikena Shkodra, e cila shton se shtresëzimet arkeologjike janë të dukshme në të dy krahët e gadishullit.
Një tjetër kërkim është përqëndruar në gjedjen e rrënojave të Manastirit të Shën Klarës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj Mamica, motra e Skënderbeutheroit kombëtar. Arkeologët po studiojnë mundësinë që manastiri të ndodhet pranë Kishës së Shna Ndout.
Një grup arkeologësh po kryejnë sondime në bregdet për krijimin e hartës nënujore të bregdetit shqiptar. 13 maj 2018. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

 

Rod1.jpg

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 10:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...