“Babi nxitonte për në shkollë”, 9-vjeçarja shqiptare flet për aksidentin në Athinë

Premte, 25 May 2018 12:18

Nxitimi për të çuar vajzën në shkollë ishte shkaku për aksidentin e rëndë që ndodhi të enjten në Athinë. Shqiptari 44-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me stacionin e autobusit, duke lënë të vdekur një 73-vjeçar dhe u plagos lehtë një tjetër i moshuar 78 vjeç.

Vajza 9-vjeçare e shqiptarit, që ishte në makinë me të, sqaroi se si ndodhi aksidenti.

“Ishim vonë për të shkuar në shkollë. Babi po nxitonte që të arrinim në kohë. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Dëgjova një zhurmë. Dhe u përplasëm“, tha 9-vjeçarja shqiptare për mediat greke.

Nga hetimet paraprake, policia thotë se shkak i aksidentit u bë humbja e kontrollit nga shpejtësia e lartë. Shoferit shqiptar i janë marrë dhe analizat e gjakut për të konfirmuar nëse ishte i dehur kur po ngiste makinën. Rezultatet paraprake nuk konfirmojnë diçka të tillë. Për shtypin grek ka folur edhe mamaja e vajzës 9-vjeçare. “Në fillim vajza nuk fliste dot. Ishte tronditur”, tha ajo.

Aksidenti ndodhi dje në lagjen “Metamorfozis” në Athinë rreth orës 08:20. Shqiptari i cili po dërgonte vajzën në shkollë me makinë, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me stacionin e autobusit. Mjeti goditi për vdekje 73-vjeçarin që priste në stacion, dhe plagosi një 78-vjeçar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...