Berat, shpallen fituesit e Festivalit të 46-të të Këngës për fëmijë

Premte, 01 June 2018 16:49

Për tri netë me radhë në sallën e shfaqjeve të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” publiku ka ndjekur performancën e artistëve të vegjël në Festivalin e 46-të të Këngës për fëmijët, zërat e të cilëve i kanë dhënë një tjetër bukuri mbrëmjeve të qytetit.

Natën e parë janë kënduar 11 këngë, ndërsa natën e dytë 10 këngë. Në natën e tretë  u kënduan 12 këngë të përzgjedhura nga juria e festivalit.

Bukuria e interpretimit, muzika e orkestruar mjeshtërisht nga udhëheqësi artistik, Altin Metohu, tekstet e përzgjedhura me kujdes, zërat e ngrohtë fëminorë, jo vetëm që i dhanë një bukuri të veçantë kësaj gare artistike, por i shndërruan netët e këtij festivali në netë magjike.

Juria e festivalit, në përfundim të këtij eventi artistik, shpalli këngët fituese.

  1. 1. Vendi i parë, Vanesa Ziu me këngën “Sa bukur!”;
  2. 2. Vendi i dytë, Elfrida Nuka me këngën “Trokitja e engjëllit”/ Santiliano Berisha me këngën “Kënga jonë dashuri e zjarrtë”;
  3. 3. Vendi i tretë, Vasilja Vrushaj me këngën ‘Kënga e zemrës” / Vanesita Golemi me këngën “Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve”.

Fituesit u përshëndetën nga anëtarët e jurisë dhe përfaqësuesit e Bashkisë, të cilët vlerësuan performancën e mrekullueshme të fëmijëve në këtë festival.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...