×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Muharrem Fejzo: Teatri Kombëtar duhet mbajtur si një xhevahir i rrallë

Diel, 03 June 2018 09:44

Regjisori i mirënjohur i filmit shqiptar, Muharrem Fejzo, javën që shkoi mbushi 85 vjet, një personlaitet me një karirerë të suksesshme si regjisor, aktor, piktor e skulptor i talentuar. Miq, kineastë, kolegë e dashamirës së artit u mblodhën mbrëmë në sallën e Arkivit të Filmit për të festuar 85-vjetorin e tij të lindjes. Për regjisorin e shquar është e trishtë situata që po kalojnë artistët me Teatrin Kombëtar, por të shumta janë dhe problemet e tjera me artin. Për regjisorin e njohur institucionet deri tani kanë treguar se nuk kanë vëmendje dhe artistët janë mes shumë vështirësive ku duket se zëri i tyre nuk dëgjohet.  “Mjeshtri i Madh” u është bashkaur kolegëve të jterë që janë kundërp rishjes së ndërtesës historike të TK.

“Për mua Teatri Kombëtar përfaqëson fëmijërinë dhe adoleshencën time. Kam dhënë dhe kam marrë mësim, dhe unë teatrin e kam parë që në krijimin e tij. Kam qenë 8 apo 9 vjeç kur rashë në konkat për herë të parë me perden e kuqe të teatrit. Ku pashë për herë të parë magjinë e forcës aktoreske të Naim Frashërit, Mihal Popit e shumë aktorëve të tjerë të asaj periudhe. I magjepsur pas lojës së tyre për të qenë pranë atij teatri fillova të shes dhe aranxhata për gati tre vjet, atë kohë ne ishin shumë nevojtarë familjarisht nga ana ekonomike. Unë u njoha dhe nga afër me artistët. Teatri Popullor për mua është një kujtesë e mbresave të para të jetës sime. Për mua është një ndërtesë që jo vetëm nuk do shembur, por duhet mbajtur si një xhevahir i rrallë. Në atë teatër kanë derdhur djersën, talentin dhe aftësinë figura që nuk do ti kthehen më kombit shqiptar, duke filluar që nga regjisorët e parë Pandi Stillu, Andon Pano, Andrea Malo, etj, vijojmë me aktorët si Mihal Popi, Ndrek Shkejzi dhe të tjerë artistë. Unë u miqësova me ata, dhe kur erdhi koha vite më pas që më lajmëruan të jap mësim në Institutin e Lartë të Arteve që ishte në oborrin e Teatrit Popullor e prita me gëzim. Unë fillova të jap mësim që nga vitet 1962-’66. Më parë jepja mësim në Liceun Artistik në degën e dramës. Isha i sapokthyer nga Moska në 1959 ku unë isha specializuar për teknikën e grimit. Ky fakt bëri që të njihem nga afër dhe me këngëtarët e operës duke filluar nga Lluk Kaçaj, dhe emra të tjerë të njohur të asaj kohe sepse ata më kërkonin të bëja grim. Më pas bëra grimin e aktorit Kadri Roshi te Ezopi, vijova me figurën e Leninit te Lazër Filipi, që e kishte dhe si punë diplome në Moskë. Lazri me atë maskë punoi dhe aktroi dhe në shfaqje të tjera, që e ruajti deri në fund të jetës së tij. Kam kaq kujtime dhe histori nga teatri. Sot më vjen keq për gjendjen që ndodhen artistët.

Më vjen keq për këtë fakt. Ministrja, zonja Kumbaro, më dërgoi buqetë me lule me rastin e 85- vjetorit tim dhe e falenderoj, por në këtë rast unë nuk jam që të shembet ai teatër. Atje është jeta ime më bukur. Kjo ndërtesë nuk duhet prishur, të mbetet ajo arkitekturë, ajo pamje e bukur, sa njerëz kanë parë shfaqjet, sa aktorë janë ngjitur në skenë? Aty janë bërë plot aktivitete ndër vite. Të gjitha shfaqjet skenike ato vite jepeshin në skenën e teatrit. Imagjino se sa njerëz preken kur t’i si shtet do ti shembësh këtë ndërtesë, që kanë aq shumë kujtime. Më vjen keq dhe kur dëgjoj artistët, regjisorë e aktorë që flasin për buxhetet e pakta që ka teatri. Shumë pak jepen para për teatrin në vend. Kur mendon që harxhon qindra mijëra euro për të ftuar artistë nga jashtë, që mirë se të vijnë dhe është ngjarje e bukur, por ama duhet ruajtur masa. E them këtë sepse është njësoj si të lësh një njeri pa bukë, dhe një tjetri t’i krijosh një oaz me këngëtarë dhe kërcimtarë.

Është një trishtim i madh. Një situatë që jo vetëm më vjen keq, por unë po mbyll jetën me një trishtim të tillë për teatrin. Në moshën time, që sot janë shumë të rrallë kolegët e mi të kinostudios apo të teatrit, sepse një pjesë e tyre nuk jetojnë më, por e gjithë kjo që po ndodh me artin, me teatrin është një trishtim i madh.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...