Shtatorja e Nënë Terezës vendoset në Winterthur të Zvicrës

Hënë, 04 June 2018 11:04

Më shumë se tri vite angazhim, lodhje, sakrifikim të kohës së lirë, për Shefqet Cakollin, më 2 qershor 2018 kanë pasur një fund të lumtur. Ato janë kurorëzuar me njërën nga veprat jetësore të tij dhe të SHKA “Dardania”, me përurimin e shtatores së Nënë Terezës në qytetin Winterthur.

Shtatorja e shenjtëreshës shqiptare është zbuluar me një ceremoni të veçantë dhe u nderua nga prania e shumë personaliteteve. Kryesori dhe më i merituari për aktin e vendosjes së shtatores është kryetari i qytetit, Michael Künzle, i cili qëndroi gjatë gjithë kohës në ceremoni dhe e mori dy herë fjalën e tij.

 Ai, në fjalën e tij evokoi “parahistorinë” e këtij evenimenti, duke filluar nga propozimi që Shefqet Cakolli në emrin e SHKA “Dardania” e kishte bërë përmes ish pjesëtarit të ekzekutivit të qytetit, Joseph Lisibach e deri sot. Gjatë kësaj kohe mbi 3 vjeçare, idenë e kanë përcjell edhe mjaft dilema nga anë të ndryshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se e çmon shumë përkushtimin e komunitetit shqiptar për ruajtjen e vlerave të vendit të prejardhjes por po kaq e vlerëson edhe pjesëmarrjen e këtij komuniteti në jetën shoqërore të qytetit dhe të vendit ku jeton. Të pranishëm në këtë akt solemn që u zhvillua në një ditë të bukur e me diell në qytetin e Winterthurit ishin edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, Ridvan Murati, deputeti i Parlanentit të Kosovës, Anton Quni etj.

Autor i shtatores është skulptori shqiptar me banim në Winterthur, Bashkim Beqiri.

Pas solemnitetit të zbulimit të shtatores, festa u bart në një pjesë tjetër të qytetit, në Hotel “Töss” ku do të mbahej akademia solemne kushtuar Nënë Terezës dhe 550 vjetorit të shkuarjes në amshim të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Akademia rrodhi e kombinuar me leximin e punimeve kushtuar Skënderbeut dhe Nënë Terezës, me fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve të besimeve fetare dhe të personaliteteve politike si dhe me një program të pasur artistik.

Dom Lush Gjergji, i njohur edhe si biografi kryesor i Nënë Terezës, ka thënë se ne, si shqiptarë, e njohëm Nënë Terezën pak me vonesë, vetëm pasi që ajo, me veprën e saj të madhe humanitare, qe bërë e njohur në botë. Por ne u identifikuam pastaj me këtë nënë që përveç simbolit human dhe të krishterë bartte edhe substratin shqiptar për nga përkatësia e gjakut, siç e kishte dëshmuar edhe vetë. Don Lush Gjergji kujtoi se e kishte përcjellë dhe njohur Nënë Terezën për 28 vjet për të gjallë të saj dhe si rezultat i kësaj njohjeje janë 17 librat kushtuar asaj, të përkthyera në 35 gjuhë.  

Një program i pasur kulturor ka shoqëruar këtë akademi, duke i dhënë asaj një petk solemn dhe frymë artistike. Aktori i madh Reshat Arbana, i ardhur enkas nga Shqipëria me deklamimin e poezive nga Naim Frashëri, Gjergj Fishta etj. ka emocionuar të gjithë të pranishmit.  Gjithë aktivitetin e ka moderuar, si gjithmonë, me invencion dhe me elokuencë, aktori Ramadan Morina, i ndihmuar herë pas here nga Albulena Cakolli-Kqiku./Albinfo.ch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...