Mbrëmje kulturore në kujtim të aktorit të madh Aleksander Moisiu

Premte, 15 June 2018 17:06

Trashëgimia është kthyer tashmë në një simbol të lidhjeve të ngushta tradicionale kulturore midis Austrisë dhe Shqipërisë. Nën moton ”Të rizbulojmë të përbashkëtat“, viti i përbashkët i Kulturës Austri- Shqipëri  vazhdoi serinë e aktiviteteve kulturore ne Vjenë, kësaj radhe me një aktivitet të veçantë, kushtuar aktorit të madh të skenave austriake dhe europiane, Alekander Moisiu. Me mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm me Theater Museum dhe ndihmën e studjuesit , Pjeter Logoreci, ambasada Vjenë bëri të mundur ekspozimin për herë të parë për publikun e gjerë, të 15 objekteve personale të aktorit Moissiu. Ambasada Shqiptare në Vjenë e konsideron përkujtimin e figurës së jashtëzakonshme të aktorit me origjinë shqiptare, jo vetëm  si një shikim në të shkuarën por mbi të gjitha  burim frymëzimi për brezat e rinj. Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga komuniteti shqiptar në Austri, si dhe miq e artdashës austriak. Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Theater Museum Dr. Thomas Trabitsch, Drejtore e Departamentit të Kulturës në Ministrinë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Ambasadore Teresa Indjein dhe Ambasadori Roland Bimo. Për jetën dhe veprimtarinë e aktorit të madh Aleksandër Moisiu, fjalën e mbajti studjuesi Pjeter Logoreci. Një nga veçoritë e kësaj mbrëmje kulturore ishte edhe pjesëmarrja e artistëve shqiptarë Janela Nini (Violinë) dhe Franz Gjoni (Kitare), të cilët lanë mbresa të thella tek publiku pjesëmarrës për interpretimet e tyre me nivel të lartë artistik.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 17:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...