Elita letrare, kulturore, artistike e shkencore shqiptare e Francës

Hënë, 18 June 2018 17:50

Nga Mentor Hoxha

…Franca dhe frëngjishtja kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në formimin e elitës politike, akademike, letrare, kulturore, artistike e sportive të kombit shqiptar. Një rol të madh në këtë drejtim ka luajtur Liceu Francez i Korçës (1917-1939) dhe universitetet në Francë. Pothuaj të gjithë kryeministrat shqiptarë nga viti 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë e flisnin rrjedhshëm gjuhën frënge. Trembëdhjetë nga udhëheqësit më të njohur dhe më jetgjatë të Shqipërisë u diplomuan në Francë, apo ndërruan jetë në tokën e frankëve. Në Francë vdiq Ahmet Zogu (Mbreti i shqiptarëve), Esat Pashë Toptani (tre herë kryeministër), Turhan Pashë Përmeti (tre herë kryeministër) dhe Iljaz bej Vrioni.  Dy të parët janë varrosur në Francë. Babai i Pavarësisë shqiptare dhe themeluesi i Shtetit Shqiptar, Ismail Qemali u diplomua për Drejtësi në Francë. Në Francë janë diplomuar edhe dy presidentët e Republikës së Kosovës, prof dr. Ibrahim Rugova dhe prof. dr. Fatmir Sejdiu. Nuk po përmend këtu kryeparlamentarë, ministra, deputetë, princër e princesha shqiptare apo me origjinë shqiptare të diplomuar apo që kanë jetuar në Francë, pasi janë qa shumë sa duhen me dhjetra e dhjetra artikuj.  

Nga elita shqiptare aktuale e Francës spikat shkrimtari i madh, Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij, Elena Kadare (prozatore e njohur), anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Alber Doja (profesor në Universite de Lille), studiuesi dhe ish ambasadori në Francë, Luan Rama, shkrimtari, regjisori, skenaristi, dhe ish ambasador në Francë, Ylljet Aliçka, shkrimtari, Ylli Demiri, përkthyesi dhe studiuesi i njohur, Fotaq Andrea, përkthyesi dhe profesori me origjinë shqiptare, Aleksandër Zoto, gjuhëtari i shquar prof. dr. Remzi Përnaska, studiuesi me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, gazetarët; Klara Buda, Genc Burimi, Genc Çobani, Aurenc Bebja, Leon Molla, fotografi i njohur, Roland Tasho, piktorët e talentuar, Bujar Luca, Zamir Mati, Artur Muharremi dhe Omer Kaleshi (me orgjinë shqiptare), koreografi i famshëm me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj, balerini shqiptar, Redi Shtylla, sopranoja e famshme, Inva Mula, sopranoja Maniola Trebicka, Blerta Zhegu, Alketa Çela, violinistët e talentuar Tedi Papavrami dhe Klodiana Skënderi, pianisti Genc Tukiçi, muzikantët dhe instrumentistët Arben Skënderi, Mato Baka, Gazmend Toska, aktorja dhe bukuroshja nga Gjakova që u radhit ndër 12 vajzat më të bukura në "Miss France 2018”, Kleofona Pnishi, "Miss Shqipëria 2007”, Egla Harxhi; regjizorët; Liri Begeja, Valton Jakupi, Avni Resuli,  Ylljet Aliçka, aktori kosovar me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj, aktori dhe regjizori shqiptaro-francez, Imer Kutllovci, aktori Bashkim Topojani, aktorja 15 vjeçare me origjinë origjinë nga Kosova, Luana Bajrami-Rrahmani,  aktorja, regjisorja, skenaristja dhe pedagogia nga Peja e Kosovës, Rudina Gruda-Zhara, modelja dhe aktorja nga Kosova, Flutura Zeneli, si dhe aktorët e njohur nga Shqipëria, Anisa Markajan, Luljeta (Lul) Bitri, Genti Kame, Ervina Kotolloshi etj.  

Në Francë kanë kryer studime apo specializime disa nga akademikët më të shquar të Shqipërisë dhe të Kosovës si, Albert Doja, Bahri Beci, Farudin Hoxha, Gudar Beqiraj  (dy herë Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë), Rexhep Meidani, Mahir Domi dhe Dhimitër Shuteriqi, kurse Aleks Buda (kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë), Stefanaq Pollo dhe Eqrem Çabej kanë kryer Liceun Francez të Korçës. Akademikët shqiptarë që kanë dhënë leksione në Francë janë Muzafer Kërkuti, Shaban Sinani, Artan Fuga, Ismail Kadare dhe Albert Doja (profesor në Francë). Akademikët kosovarë të diplomuar në Francë janë Rexhep Smajli, Eqrem Basha, Hivzi Islami, Sabri Hamiti, Esat Stavileci, Ibrahim Rugova, Vladeta Vukoviçi, akademikët korrespodentë, Besim Morina, Fetah Radovica, Muhamet Kallashi, Gjyljeta Mushkolaj dhe  Myzafere Limani.

Në Francë janë apo specializuar prof. Persida Asllani (drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare, pedagoge, studiuese dhe përkthyese e njohur e letërsisë), prof. Ardian Marashi (drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, studiues i njohur), prof. dr. Aurel Plasari (drejtori më jetgjatë i Bibliotekës Kombëtare, shkrimtar, studiues dhe përkthyes i njohur), Feride Papleka (pedagoge dhe studiuese e njohur e letërsisë), Viron Graçi (shkrimtar, studiues dhe pedagog), etj.m këngëtarja e shquar lirike Tefta Tashko Koço (1910-1947, diplomuar në  Konservatorin Superior të Parisit), regjizori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Nikolin Gurakuqi, piktorët; Edi Hila, Sadik Kaceli, Edison Gergo, Abdurrahim Buza, Pandi Spiro Cici, Valdet Hamidi, (piktor i njohur francez me origjinë shqiptare), Arif dhe Abedin Dino, etj.; aktorët, regjizorët, skenaristët dhe dramaturgët e njohur nga Shqipëria dhe Kosova; Melihate Ajeti (emblema e skenës kosovare, specializim në Paris në Commedy Française (1963-1964), Petrit Malaj (specializim, 1995-2000, Paris), Lumnije Mikullovci (regjisore në Televizionin Publik të Kosovës), Sokrat Moi (aktor, përkthyes dhe regjisor i brezit të parë të teatrit shqiptar), Blerta Neziraj-Rrustemi (regjisore filmi dhe teatri), Agnes Nokshqi (aktore, regjisore dhe koreografe dhe pedagoge), Sesila Plasari (aktore, regjisore, përkthyese dhe pedagoge), Elia Zaharia-Zogu (aktore, princesha shqiptare), Lindita Zeqiri (piktore dhe aktore e njohur kosovare), Blerta Zeqiri (skenariste dhe regjisore), Rudina Gruda-Zhara (sktore, regjisore, skenariste dhe pedagoge), Irena Sojli (aktore), Arben Bajraktaraj (aktor kosovar i nivelit evropian), Flori Slatina, (skenarist, gazetar dhe studiues i njohur i teatrit dhe i kinematografisë), Liri Begeja (regjisore shqiptaro-franceze), Ilir Bezhani (aktor, regjisor, dramaturg, komediograf), Xhemal Broja (dramaturg përkthyes dramash, kritik i shquar teatror dhe hartues i teksteve të para mësimore për studentët e aktrimit e të dramës), Alfred Bualoti (aktor, regjisor, menaxher i njohur teatri), Genti Kame (aktor), Flonja Kodheli (aktore dhe pianiste), Niko Konduri (regjisor grek me origjinë shqiptare), Arben Kumbaro (regjisor e dramaturg), Imer Kutllovci (aktor dhe regjisor shqiptaro-francez), Robert  Qëzezi (regjisor e piktor), Irena Asqeriu (përgjegjëse e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit), Aleko Skali (aktor dhe regjisor, diplomuar në Liceun e Korçës), etj.   

Lidhjet shqiptaro-franceze datojnë që në Mesjetw kur u formua nga francezët "Mbretëria e Arbërit" ("Regnum Albaniae", 1272) e formuar nga Karli I Anzhu (mbret i Sicilis dhe i Arbrit). I ndikuar nga drita e iluminizmit dhe nga Revolucioni Francez, pashai i famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelena hapi në Janinë gjimnazin "Zosimea" ku lënda e frëngjishtes dhe historia e Francës zinin një vend qendror. Në këtë gjimnaz u formuan poetët dhe ideologët më të mëdhenj të Rilindjes Shqiptare, si Naimi dhe Sami Frashëri. Hasan Tahsini (Hoxha Tahsin), një nga mendimtarët të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e XIX, astronom, matematikan, filozof i shquar dhe atdhetar i madh shqiptar, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, është i pari personalitet shqiptar që studioi për 12 vjet në Francë, fillimisht në shkollën osmane në Paris, më pas në universitetin e Parisit për Matematikë e Shkenca Natyrore. Edukimin në shkollat frëngë e ndoqën edhe tre nga emrat më të shquar të periudhës së fundit së Rilindjes dhe pas Pavarësisë; Andon Zako Çajupi (1866-1930, poet, fabulist dhe dramaturg, studioi pesë vjet në liceun francez  "Sainte Catherine des Lazaristes" në Aleksandri dhe në Universitetin e Gjenevës, dega Drejtësi (1887), Ndre Mjeda (1866-1937, gjuhëtar dhe poet i njohur kreu specializimin tremujor në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të Francës, 1880), frankofoni i madh, Faik  bej Konica (1875-1942, shkrimtar, përkthyes, ministër fuqiplotë, botues dhe publicist brilant, njohës i shkëlqyer i gjuhës frënge, kreu studimet për studime klasike, letërsi dhe filozofi në Lycee de Carcassonne në Jug të Francës (1893-1894), studimet universitare në (Lettres-Philosophie) në Fakultetin e Letërsisë së Dizhonit (16 nëntor 1895) dhe studimet pas-universitare në College de France në Paris, dega "letërsi msejetare frënge dhe letërsi romake" (1895-1896).

Gjatë viteve ’30 u shkolluan në shkollat frënge pesë nga letrarët më më njohur të kësaj periudhe; Lasgush Poradeci  (1899-1987, liriku më i madh shqiptar, u regjistrua në Lycée des Frères Maristes, shkollë në gjuhën frënge në Athinë, ku qëndroi deri më 1920), Nonda Bulka (prozator dhe publicist, përfundoi në liceun francez të Korçës më 1929 dhe vazhdoi studimet për pak kohë në Francë), Vedat Kokona (prozator, poet, kritik dhe përkthyes i shkëlqyer i frëngjishtes, kreu liceun francez në Korçë dhe për drejtësi në Paris (1935-1939), Dhimitër Shuteriqi (shkrimtar dhe studiues i shquar i letërsisë, ndoqi mësimet në Liceun Francez të Korçës dhe në në Univesritetin e Grenoblit dhe Lionit në Francë), kurse Jusuf Vrioni (shkrimtar dhe përkthyes i shquar i frëngjishtes dhe ish ambasador në Francë, u diplomua në tre universitete të Francës dhe vdiq po në Francë.

Një punë të mirë të mirë në evidentimin dhe promovimin e punës krijuese të shqiptarëve të Francës po bëjnë edhe shoqatat shqiptare në Francë, si Agjencia "Event- Paris-Albania” që drejtohet nga Rezart Jasa, "Shtëpia e Shqipërisë” ("Maison d’Albanie”) me president Gjergj Themelin, Shoqata e Miqësisë "Francë-Shqipëri”, me president Tahir Shabanin, shoqëria "Iliria” që vepron në Lyon, shoqata franko-shqiptare "Argjiro”, shoqata "Fan Noli”,  etj. Krahas aktiviteteve të shumta, këta shoqata ftojnë herë pas herë edhe personalitete nga trojet shqiptare dhe më gjerë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...