Kënga popullore qytetare shkodrane në amfiteatrin e liqenit

E Enjte, 23 August 2018 17:19

Këngët më të bukura shkodrane zbresin në amfiteatrin veror të Tiranës me interpretimin e këngëtarëve më të njohur të qytetit të Shkodrës.  Organizatorët bëjnë me dije se koncerti titulluar “Karajfilat e Shkodrës” do të jetë jo vetëm një mbrëmje muzikore, por për publikun prezantohen dhe kostumet më të bukura popullore të zonës së Shkodrës. Koncerti do të sjellë në skenën e amfiteatrit 30 këngë, që do të interpretohen live nga këngëtarët më të njohur si Bujar Qamili, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Mukades Çanga, Indrit Mlika, etj, por pjesëmarrës është dhe grupi muzikor “Karajfilat e Shkodrës”. Veç këngëve nga zërat më të mirë të këngëve shkodrane, do të ketë edhe pjesë nga orkestra e grupi i valleve të qytetit të Shkodrës. Perlat e muzikës qytetare do jenë pjesë e një nate kryeqytetase. Çdo tingull muzikor do jetë drejtpërdrejtë në skenën e amfiteatrit. Koncerti i bën një sfidë muzikës me CD, muzikave të rrejshme, që kush nuk po bëhet këngëtar, por kjo është një skenë që po bën historinë e këngëtarëve dhe instrumentistëve të vërtetë që interpretojnë LIVE.  30 këngët më të bukura qytetare shkodrane do të këndohen LIVE mbrëmjen e sotme dhe këngëtarët më të njohur shkodrane do jenë  në skenë, por nuk do të mungojnë edhe këngëtarët e rinj, të cilët e këndojnë me po aq dashuri dhe pasion këngën qytetare. Sipas organizatorëve është 40 minuta program dhe janë e perlat e këngës dhe muzikës shkodrane, janë këngë popullore qytetare. Më pas do të vijë Elbasani, Korça, Vlora, Mirëdita, etj. Koncerti organizohet nga agjencia “Buna 1” me producent Arben Mazi në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...