Ministria e Kulturës funksionon si fondacion, amullia ka përfshirë artin dhe kulturën

Diel, 26 August 2018 17:18

Ministerja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mund të jetë nga të vetmet ministre që qëndron ende në detyrë kur askush nuk e do më. Nuk ka mbetur artist, pedagog, student, qytetar i thjeshtë që të mos e thotë një fjalë për të. Pakënaëqsitë ndaj saj janë në rritje, por kryeministrit Rama aq i bën, nuk do t’ia dijë se çfarë mendojnë ata të cilët ajo duhet t’u shërbente. Mjafton që ajo t’i bindet atij dhe që të ardhurat e paratë shkojnë atje ku duhet, jo atje ku duhen.

Listët së gjatë të artistëve iu janë bashkuar edhe dy pedagogë të Universitetit të Arteve, regjisori Donard Hasani dhe aktori Genc Fuga. Sipas tyre arti në amulli dhe Ministria e Kulturës ka hequr dorë nga përgjegjësitë e saj ligjore. Regjisori Donard Hasani duke folur për situatën problematike sipas tij në art dhe kulturë pohon se nuk mundet që anonimët dhe militantët mund të orientojnë politikat kulturore të një vendi. Për regjisorin e teatrit duhen figura publike, njerëz me kontribute që të marrin vendime dhe përgjegjësi për vendimmarrjen e tyre. “Është një situatë paradoksale. Amullia që ka përfshirë prej vitesh artin skenik po kurorëzohet me aktin më flagrant ndaj saj, cenimin e institucionit simbol të tij, Teatrin Kombëtar. Është një realitet i çuditshëm ku institucionet shtetërore po i bëjnë “grusht shteti” njëra-tjetrës, duke i rrëmbyer kompetencat dhe duke marrë përsipër detyrime që nuk i takojnë. Bashkia e Tiranës bën punën e Ministrisë së Kulturës, kjo e fundit ka hequr dorë nga përgjegjësia ligjore, që ka ndaj Teatrit Kombëtar, ndërkohë që kryeministri shprehet publikisht dhe ligjërisht ndryshe nga dy institucionet e mësipërme. Ministria ka përgjegjësinë kryesore për klimën e krijuar. Çështjet që kam shtruar më parë janë edhe sot problem për jetën e komunitetit të artit skenik. Përplasjet e artistëve nisën me Ministrinë e Kulturës, por më pas ajo “dha dorëheqjen”.Tashmë është qeveria dhe Bashkia e Tiranës iniciatorët e “zhvillimeve” brenda kauzës së Teatrit Kombëtar, e cila është çështja më madhore për momentin.  Qeveria shqiptare nuk mund t’i trajtojë çështjet e artit në Shqipëri me njerëz, të cilët janë aty për të marrë një rrogë. Nuk mendoj se anonimët dhe militantët mund të orientojnë politikat kulturore të një vendi. Duhen figura publike, njerëz me kontribute që të marrin vendime dhe përgjegjësi për vendimmarrjen e tyre.  

Arti dhe kultura ndryshojnë ngadalë, madje disa herë në forma të paperceptueshme dhe ne kuptojmë vite më pas zhvillimin e tyre, por ndryshimet që pësojnë janë afatgjata. Kështu do të ndodhë dhe me fenomenet që po përjetojmë sot. Ato do të sjellin pasoja afatgjata për artin skenik shqiptar”.

Edhe për aktorin Genci Fuga çdo hap i marrë nga Ministria e Kulturës ka qenë më i gabuari i mundshëm. Për artistin njëkohësisht dhe pedagogun e Universitetit të Arteve Genci Fuga përgjegjësia nis nga Ministria e Kulturës për situatën në institucionet e artit. Ai shprehet se ka mungesë totale të strategjisë afatmesme e afatgjatë të artit skenik e arteve në përgjithësi. Sipas tij, puna që është bërë deri tani në realitet flet për një ministri, që shërben si fondacion, duke shkatërruar çdo autonomi profesionale të institucioneve të varësisë. “Ministria, në koncept, është një organizëm shtetëror për origjinimin e zbatimin e politikave afatmesme dhe afatgjata të dakordësuara nga faktorët politik (qeveritë), për zhvillimin e artit e kulturës së shtetasve (shoqërisë). Këto politika sjellin nevojën e ndryshimeve (në rast të dakordësisë politike të zhvillimit) të vogla nëpërmjet institucioneve të varësisë, dhe, në pamundësi, projekte (kryesisht “pilot”), që shndërrohen, në bazë të rezultateve të tyre, në politika më afatgjatë. Ky duhet të ishte përshkrimi i punës së një ministrie e ministreshe të caktuar kulture. Realiteti flet për një ministri, që shërben si fondacion direkt, duke shkatërruar çdo autonomi profesionale të institucioneve të varësisë. Teatri Kombëtar, nga ana tjetër, duhet të ishte institucioni që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me publikun e gjerë, duke konsoliduar dhe zhvilluar memorien kolektive të qytetarit, me nivelet më të larta (jo domosdoshmërisht- avanguard) të veprave, realizimin e interpretimin e tyre. Tani, më thoni ju, cilat nga detyrat e mësipërme (job description), është realizuar nga këto “institucione”? Në rast se janë larg përcaktimeve të mësipërme, jemi shumë larg plotësimit të “detyrave” ekzistenciale të tyre. Pra, nuk janë të tilla, pra institucione! Shaka politike? Pse jo?! Por jo institucione!.

Në mënyrën që është ndërtuar e drejtuar MK, nuk shoh asnjë arsye që ministresha të bëj transparent ndonjë nga vendimet apo mendimet e saj! Çdo hap që është marrë ka qenë më i gabuari i mundshëm! Asnjeri nuk do të ballafaqohet me gabimet që në ideim të hapave të tij, dhe gjen rrugën më të shkurtër: autoritarizmin dhe mungesën e transparencës! Ministresha është gjetur pa një plan të vetin, në kërkesën për të ndryshuar gjërat brenda institucionit të saj.

Shoh situatën më kaotike artistike të mundshme. Parashoh që do të ketë një fluks festivalesh teatri, gati çdo 15 ditë, deri në dhjetor. Në një mendim të parë, them se duhet të jenë më të studiuara hapat dhe veprimet se si do të paraqitemi para audiencës? Audienca sot nuk pranon veprime të pastudiuara! Audienca është shumë më e mençur nga çfarë mund të mendohet.”, thotë aktori dhe pedagogu Genc Fuga.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...