Filmi shqiptar në “Seanema Film Festival”

Diel, 26 August 2018 17:25

Edicioni i katërt i festivalit “Seanema Film Festival” nisi të enjten me filmin artistik “Broken” (Të thyer) me skenar dhe regji nga Edmond Budina. Festivali ka disa seksione për shfaqjen e filmave, që janë prezantuar gjatë këtyre netëve të zhvillimit të tij në Ulqin. Drejtore artistike Drita Llolla pohon se programi i këtij viti, si çdo vit, mbështetet mbi një temë të caktuar. “Si kishim (pa)barazinë gjinore në vitin 2016 apo egzilin në vitin 2017, edicioni i katërt i festivalit merret me çështjen e identitetit. Rreth 42 autorë nga e gjithë bota do të shfaqin filmat e tyre, ku dominojnë filmat metrazh i shkurtër. Filmat e shkurtër i kemi ndarë në kategorinë konkurruese, ku ka tituj ndërkombëtar dhe rajonal, si edhe filmat e seksionit Panorama, shfaqen 15 filma të shkurtër, nominimet e garës së përvitshme të Akademisë Europiane të Filmit. Nga Shqipëria do jenë në konkurrim dy filma të shkurtër, "Atila" nga regjisori Benart Laze dhe "Kujt t`ja thuash?" nga Adrian Arrëza”, pohon Drita Lloga drejtore artistike. Veç regjisorit Edmond Budina dhe aktorit Laert Vasili, të ftuar të tjerë në festival janë dhe Lidija Zeloviq, regjisore dhe gazetare me filmin dokumentar "My own private war" ("Lufta ime private"), dhe Stef Brok shfaq për herë të parë (premierë botërore) filmin "Balkan Triangle" ("Trekëndëshi i Ballkanit"). Tituj të tjerë janë, filmi "Bektashinjtë" i Michael Poutte, si edhe fituesi i çmimit të audiencës në edicionin e 15 të Dokufest "Me dasht, me dasht, me dasht" nga Ilir Hasanaj. Organizatorja Drita Lloga pohon se ky është një program i veçante jashtë konkurrimit në festival. “Ka për qëllim të merret konkretisht me çështjen e identitetit, duke e ekzaminuar, demistifikuar, vërtetuar apo duke e çliruar atë! Në kuadër të programit "Në fokus" një kolazh prej 7 filmave të shkurtër", prodhim gjithashtu i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane”, tregon Llolla. Festivali sonte shënon dhe natën e fundit në Ulqin dhe sipas organizatores zhvillimi i tij është shumë i rëndësishëm. “Në kuptimin, që ofron një hapësirë të re, të pavarur, jo vetëm në Ulqin, por edhe në Mal të Zi e më gjerë, ku publiku e veçanërisht të rinjtë angazhohen në një shkëmbim aktiv vlerash, kulturash, njohurish, etj. Pra, festivali shkon përtej një eventi, që shfaq filma. Në një qytet si Ulqini, ku ende luftojmë për hapësirat publike, hapësira që i dedikohen kulturës dhe artit, Seanema është festival, i cili po e ribrendon qytetin dhe po e pozicionon atë në hartën e destinacioneve të veçanta dhe të dëshirueshme për kineastët, dhe jo vetëm”, përfundon Drita Llolla organizatore e festivalit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...