Nisi edicioni i nëntë i “Shkodra Jazz Festival”

E mërkurë, 29 August 2018 10:47

“Shkodra Jazz Festival” nisi edicionin e nëntë në qytetin e Shkodrës. Një festival që bën bashkë artistë të huaj emra të njohur të kësaj muzike, por dhe artistët shqiptarë. Deri më datë 2 shtator muzika nuk do të mungojë për publikun. Festivali startoi me “Rrok Academy”, mjaft e rëndësishme kjo për organizatorët për të vijuar mbrëmjen e sotme me koncerte me artistët e njohur. Mbrëmja e sotme sjell artistët në skenën e teatrit “Migjeni”, dhe për organizatori dhe drejtorin artistik Florian Jakaj është një festival që sjell një atmosferë të bukur në Shkodër. Jakaj rrëfen se në nëntë edicione, të ftuarit kanë qenë artistë të huaj, të njohur botërisht, por edhe shqiptarë me karriera brenda dhe jashtë vendit. “Nuk mund të mungojë princi i xhazit shqiptar, që është Markelian Kapedani, kemi të ftuar dhe artistë ndërkombëtarë, që lozin në skenat më të mëdha botërore të muzikës xhaz, kemi dhe këngëtarë, që janë të njohur të xhazit botëror”, pohon Florjan Jakaj, drejtor artistik i festivalit. Sipas tij, në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës dhe instrumentistë të huaj, të cilët për herë të parë do të ndodhen në ambientin muzikor të Shkodrës. “Joyce Elaine Yuille, këngëtarja e njohur amerikane e muzikës soul e shoqëruar nga saksofonisti Michael Rosen si dhe Diego Borotti NU4tet do të jenë disa nga grupet dhe artistët që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti në “Shkodra Jazz Festival”. Në festival do të marrë pjesë pianisti i suksesshëm në skenat e teatrove më me emër në të gjithë Europën dhe më tej, Paolo Marzocchi nga Pesaro, Itali, apo dhe kitaristit dhe kompozitorit Jose Maria Gallardo Del Rey”, vijon të tregojë drejtori artistik Florian Jakaj. Këtë vit sipas tij risi është dhe muzika klasike në këtë festival xhazi që bën bashkë artistët e huaj ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë në Shkodër. “Risia e festivalit këtë vit është që ne shtojmë rrok akademi klasike. Pra ne kemi dhe master klase dhe kurse për muzikën klasike, që drejtohen nga artistë të njohur në skena, por pjesa xhaz drejtohet nga Markelian Kapedani. Këtë herë në festival ne do të kemi dhe një koncert të muzikës klasike të mirëfilltë”, shprehet më tej drejtori artistik Jakaj.

 “Shkodra Jazz Festival” 27gusht -2 shtator organizohet nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj”, krijuar pak muaj nga ndarja nga jeta e violinistit Rrok Jakaj, si iniciativë e vëllezërve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij.  Festivali mbështetet nga Bashkia e Shkodrës, por dhe donatorë privatë. 

40358175_1620585948047266_5482724043394121728_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...