“Dea Open Air” çelet me filmin e drejtorit të festivalit

Tuesday, 04 September 2018 14:46

 Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” ka nisur edicionin e tij të pestë. Festivali vijon traditën në Sarandë. Jashtë konkurrimit filmi "Yjet e së ardhmes" një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi çeli festivalin. Skenari i Uli Bree, përshtatur për publikun dhe komunitetin tonë nga vetë regjisori, vë në fokus moshën e tretë dhe marrëdhëniet e shoqërisë me të, konkretizuar figurativisht dhe në mënyrë përfaqësuese në marrëdhëniet e komunitetit me brezin e tretë të atyre artistëve, që si pasojë e tranzicionit dhe mungesës së kujdesit të shoqërisë për ta, pothuajse janë harruar. Një kast i jashtëzakonshëm aktorësh, një ansambël harmonik në energji, talent dhe përkushtim, përbërë nga: Gazmend Paja, Elia Zaharia, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Karafil Shenaj, Sadush Ylli, etj, kanë ndërtuar një ansambël harmonik në energji, talent dhe përkushtim duke na transmetuar me forcë dramat, pasionin, brengat dhe ngadhënjimet e një jete të jetuar në dehje, në çdo çast dhe deri në fund. Edicioni i pestë i festivalit nga data 2 deri më 8 shtator këtë vit premton për publikun tituj të kinemasë shqiptare dhe të huaj. Numri i aplikantëve të festivalit sipas organizatorëve ka ardhur në rritje nga viti në vit. Filmat e paraqitur dhe autorët pjesëmarrës në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars. Këtë fazë e kaluan 258 filma (34 të gjatë dhe 224 të shkurtër), të ardhur nga Afganistani, Argjentina, Armenia, Australia, Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Bullgaria, Danimarka, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, Federata Ruse, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Holanda, Hungaria, India, Indonezia, Irani, Irlanda, Italia, Izraeli, Kandaja, SHBA, etj. Për drejtorin e “Dea Open Air”, Edmond Topi, edhe ky edicion do t’u japë kineastëve skenën dhe publikut mundësinë, për t’u zhytur në kinemanë e bukur dhe frymëzuese. “Këtë vit, festivali do të ofrojë mundësinë e zbulimit të 43 veprave tërheqëse - vepra madhore që trajtojnë tema të mëdha, si problemet e gjinisë, racës, statusit shoqëror apo të drejtave të njeriut”, pohon Edmond Topi, drejtor i festivalit. Dy programet kryesore të festivalit janë ai i filmit me metrazh të gjatë dhe i filmit të shkurtër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...