Finalistët e “Man Booker Prize” vlerësohen për risitë stilistike

Premte, 21 September 2018 15:14


Çmimi “Man Booker Prize” për fiksion e ka publikuar listën e ngushtë, duke zbuluar emrat Anna Burns, Esi Edugyan, Daisy Johnson, Rachel Kushner, Richard Powers dhe Robin Robertson, si gjashtë autorë potencialë për ta marrë çmimin prestigjioz letrar.

“Të gjithë finalistët tanë janë mrekulli të shpikjes stilistike. Në secilin prej tyre gjuha zë vend qendror. Dhe, megjithatë, me gjithë respektin ata janë dallueshëm divers, eksplorojnë një llojshmëri të temave, që përshkojnë kohë e hapësirë”, ka thënë Kwame Anthony Appiah, udhëheqëse e jurisë së këtij çmimi për vitin 2018.

“Milkman”, nga autorja irlandeze Anna Burns, është përshkruar si “përrallë për thashethemet, heshtjen dhe shurdhim të qëllimshëm. Është rrëfim për mosveprimin me pasoja të mëdha”.

Autorja kanadeze Esi Edugyan edhe më herët ishte futur në listën e ngushtë për “Man Booker Prize” me romanin e saj “Half Blood Blues”. Romani i saj më i ri, “Washington Black”, rrëfen historinë e një 18-vjeçari të lirë, që rrëfen kujtimet e ikjes së tij si skllav nga një plantacion sheqeri në Barbadosin e vitit 1820. Juria e ka përmbledhur me një fjalë përshkrimin për “Everything Under”, të autorit britanik Daisy Johnson: “Rrjedhshmëri”. Romani që “zhvendoset në botën e rrugëve ujore” merret me rrjedhat e gjinisë dhe të kujtesës. Romancieri 27-vjeçar është autori më i ri në moshë që ia ka dalë të përfshihet në listën e ngushtë deri më tani, thekson shkrimi i DW, që sot e transmeton “Koha Ditore”.

Romancierja amerikane Rachel Kushner ishte dy herë finaliste për “US National Book Award”. Romani i saj “The Mars Room” është përshkruar si “eksplorim zemërthyer për jetën në margjinat e shoqërisë”, ka thënë udhëheqësja e jurisë, Kwame Anthony Appiah. Richard Powers, shkrimtar amerikan, fitues i çmimeve, është përzgjedhur për romanin që flet “për drunjtë dhe njerëzit që i kuptojnë ata”. Romani “The Overstory” është “eko-epik i vitit dhe mbase edhe i dekadës”, ka thënë njëra prej anëtareve të jurisë, Leanne Shapton. “The Long Take” e skocezit Robin Robertson rrëfen një histori për veteranin e Luftës së Dytë Botërore që vuan nga stresi post-traumatik. Juria e ka përshkruar veprën si “roman që sfidon zhanrin”, duke shpërfaqur shkatërrimet e kapitalizmit si vazhdimësi e dhunës pas luftës”.

Çmimi “Man Booker Prize” është i hapur për shkrimtarë të cilitdo nacionalitet që shkruajnë në anglisht dhe librat e të cilëve publikohen në Britani të Madhe dhe Irlandë. Fitues të mëparshëm të këtij çmimi, që nisi të ndahej më 1969 përfshijnë emra si: Salman Rushdie, Yann Martel, Margaret Atwood, Michael Ondaatje dhe Kazuo Ishiguro. Fituesi i “2018 Man Booker” do të shpallet më 16 tetor në Londër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...