Festivali I Teatrove, sot radha e “Nana” të Ulqinit

E Enjte, 27 September 2018 16:51

Teatri “Teuta” nga qyteti i Ulqinit vjen sonte për artdashësit kryeqytetas në Skenën e Re “arTurbina” me shfaqjen “Nana”, në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit. “Nana” vjen nga autorja Arlinda Morina, me regji të Munid Abazit dhe nën interpretimin e aktorëve si Blerta Kurti, Anes Kurti, Muho Uruçi, Bashkim Alaj etj.

Shfaqja trajton për publikun historinë e një familjeje që jeton në kushte jo të mira ekonomike, por pavarësisht varfërisë, nënë e bir kanë një jetë të lumtur. Situata në familje ndryshon, kur në mesin e tyre ndërhyn një personazh i tretë, gruaja e djalit, e cila prish ekuilibrin e krijuar deri në atë moment. Djali gjendet përpara zgjedhjes dramatike mes nënës dhe gruas.

Shfaqja “Nana” vjen sonte për publikun në orë 21:00 në skenën e re ”arTurbina”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...