Sukses i madh i pianistes 16-vjeçare, Iva Zurbo, studente në Münster, Gjermani

Premte, 28 September 2018 08:47

Nga Takuina Truja Adami

Duket i pabesueshëm lajmi, që nxënësja jonë  16 vjecare, fal përgatitjes së saj dhe mbështetur nga mësuesja  me përvojë pedagogjike, Valbona Shehu dhe Prof. gjerman Heribert Koch, që prej vitesh ndihmon talentet tona, të fitojë konkusin e pranimit në Akademine Muzikore të Münsterit. Këtë mundësi asaj ja krijoi “Paragrafi GJENIUT”, që i mundësoi pjesëmarrjen në konkursin e pranimit, krahas 19 vjeçareve që kishin kryer shkollat e mesme.

Në historinë e Liceut Artistik, “’Jordan Misja”, shkollës së parë artistike në vend , që në këtë fund viti kremton 71- vjetorin e veprimtarisë në formimin e talenteve tona artistike,  nuk i rreshten sukseset…

Që në krjimin e saj me një staf pedagogjik artistësh  të shkolluar në perëndim, në kohën e Mbretit Zog, kjo shkollë ka formuar  pambarimisht  këngetarë, instrumentistë , piktorë e skulptorë, por dhe aktorë e balerinë, që kanë qenë , janë dhe mbeten krenaria e saj.

Fillimisht  këto kuadro  plotësuan institucionet tona artistike: Teatrin e Operas, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve , Konservatorin e Tiranës, Orkestrën e R.T.SH. si dhe kuadrin e shkollave muzikore në qytetet: Korçë , Shkodër, Fier , Elbasan, Vlorë e Berat. Keto kuadro, së bashku me kuadrot që  kryen studimet e larta  në Lindje,  pas Luftes së II Boterore, padyshim përmiresuan nivelin pedagogjik të arritjeve tona në çdo fushë.

Por, ndonëse kuadri i saj pedagogjik ngrihej vazhdimisht nga prurjet që vinin nga Konservatori i Tiranës,  me pas Akademia e Arteve  dhe rihapja e klasave të fillores 1981-82 , kontakti  i saj me botën artistike mbeti tepër i limituar. Vetëm pas  viteve 90′, me arrdhjen e Demokracisë,u krijuan mundësi të komunikimit me botën, duke iu krijuar talenteve tona mundësi të plota formimi, brenda kushteve ekonomike që disponojmë.

E nëse shkolla mori frymë për të korigjuar programet, që ishin të cunguara dhe të dominuara nga dogma e”’Trekëndeshit revolucionar”, atmosfera e bashkëpunimit midis shkollave jashtë vendit  me pedagogjinë europiane,  u bë gradualisht realitet.

Në këtë aspekt, një rol shumë të rëndësishëm kanë dhënë  e vazhdojnë të japin shoqatat artistike për komunikimin pedagogjik e artistik me botën.

  Njera prej tyre është dhe EPTA- Albania , shoqata e mësuesve pianistë shqiptarë. Por,çfarë përfaqëson ajo?

 European Piano Teachers Assotiation është krijuar më 1978 në Londer , nga figura e shquar pedagogjike Carola Grindea, me kombësi rumuno-angeze, që mbolli farën e bashkëpunimit pedagogjik midis perëndimit e lindjes.

Më 1993, ajo gjeti rastin të kontaktoje me mësuesen tonë të sukseseshme Nadiezhda Porodin, duke dhëne idenë e formimit  të EPTA- Albanias dhe në Shqipëri.

Kështu, më 1994 u legalizua EPTA- Albania nga një grup i mësuesve të Liceut Artistik Jordan Misja.  E drejtuar për 21 vite nga  mësuesja Takuina Adami dhe aktualisht nga Zv. drejtoresha e Liceut Artistik, mesuesja Klodi Zheji, kjo shoqatë ka krijuar “ ura “  bashkëpunimi  me simotrat e saj, jo vetëm në Angli , por dhe Itali, Kosovë,  Serbi,Gjermani , France, Kroaci, Norvegji e Suedi në shumë aspekte.

Të tilla janë frekuentimet tona në konferencat vjetore, që organizon çdo vit EPTA në vendet europiane. Në këto konferenca, EPTA – Albania, por jo çdo vit, ka ekspozuar vlerat e krijimtarisë  pianistike te kompozitorëve tanë si dhe talentet tona më të mira, por dhe me  tematikë të fushës  pedagogjike.

Nga ana tjetër,  ajo ka aktivizuar në koncerte  talentet tona  në qytetet : Fier, Durrës, Shkodër , Elbasan brenda vendit , por edhe në Kosove , Itali e Kroaci.

E mbështetur nga Liceu Artistik dhe Universisteti i Arteve , çdo vit shkollor, ajo ka nxitur motivimin e mësuesve e pedagogëve  tanë, në përgatitje të talenteve  në 3 dëri 4 Festivale Mbarëkombëtare e takime Kombëtare, ku përfshihen talentet, kryesisht të degës piano, por dhe kanto, me pjesëmarrjen e moshave 6  deri 23 vjeç.

Ajo çka e ben interesante  pjesëmarjen e tyre në këto aktiviteteve janë pikërisht të ftuarit tanë. Në Juritë e këtyre eventeve, krahas personaliteteve tona artistike, marin pjesë  profesorë të ftuar nga Konservateoret e ndryshme europiane.. Si rrjedhim, vazhdimësia e suksesit të tyre, kurorëzohet me ftesa për talente, që spikasin  në bursa  masterclassesh ndërkombëtare ,  realizuar në Itali, Gjermani Belgjikë, Hollandë, Norvegji, dhe këtë vit, edhe në Austri , pjesëmarresit e të cilave, jo rallë, kryejnë dhe studimet e larta në to.

Si rrjedhim i këtyre kontakteve , sot studiojnë ose punojnë në institucionet artistike europiane , por dhe në Sh.B.A.  këngetarë e instrumentistë, midis të cilëve , shumë  të promovuar  në 23 edicionet e festivaleve “ Pianisti i Ri”.

Shumë prej tyre janë në Itali, midis të cilëve pianisti Aredion Lici, që u vlerësua për 3 vitet e fundit  në Konservatorin e Venecias si pianisti më i mirë, duke i dhënë  mundësinë për të interpretuar  në Koncerte  me orkestrën e Teatrit të njohur “ La Fenice” çdo vit.

Po ashtu, në konservatorin e Triestes  evidentohen studentët tanë, midis të cilëve Kostandin Tashko, ish nx. i Liceut Artistik, është fitues në 7 Konkurse Ndërkombatare,  brenda vitit shollor 2016-18, nën kujdesin e Prof. Teresa Trevisan …

Në Hollandë është integruar tashmë pianistja  Mariola Lishi, kurse në Norvegji , pianistja Dorina Komani po mbron doktoraturen.

Për rrjedhojë, ajo ka arritur suksese të njëpasnjëshme në skena të ndryshme  europiane, si do ta shohim më poshtë.

Por,  krahas  këtij aktiviteti , ai ka  mbajtur në vëmendjen e tij  dhe kujdesin për   studenten  e sukseseshme, Fatjona Maliqi nga Kosova, si dhe nxënësen  Nikolm Tuka nga Shkolla “Prenke Jakova” Shkodër,  Orenc Gracën nga  Shkolla “Onufri”, Elbasan   dhe nxënëset e shkollës “Jan Kukuzeli” 11vjecaren Klaudia Gjini dhe maturanten Laura Sula, me të cilët përfundoi masterclassin “ Vapela Villa Duria “, në Aachen zhvilluar dt 17- 26 gusht  në Gjermani.

Por lajmet e fundit na tregojnë   se impenjimi i tij ndaj tyre vazhdon.  Prof Koch sapo  ka ftuar në ‘Festivalin  Hugo- Staehle për Pianistë të Rinj’ nxënësit,  Nikol Tukën dhe Orenc Gracën që realizohet  29 Shtator – 5 Tetor ,  dhe që permban disa Masterclasse dhe Koncerte për talenetet  e nivelit ndërkombëtar.

Por nuk përfundon ketu  vëmendja për 15 vjecarin Orenc Graca. Atij i është ofruar interpretimi i  Koncertit për Piano dhe Orkester i kompozitorit Robert Schman, që përbën një nga koncertet më të bukur  dhe prestigjoze të leteraturës pianistike, në  fillim të janarit  2019…..

Por le të shohim tani se cila është Iva Zurbo, studentja 16 vjecare, që arriti të fitonte konkursin e pranimit në Akademinë Muzikore në Münster,  e favorizuar nga Paragrafi i Gjeniut , midis19 vjeçarëve që e  kanë perfunduar shkollën e mesme?

Më 11 nëntor 2015, për suksesin e jashtëzkonshëm të Koncertit për Piano dhe Orkestër në re -minor të W . A. Mozart, që Iva interpretoi nën drejtimin e dirigjentit  H. J. Lovenich, në ‘Festivalin  e Pianistëve të Rinj ‘ në St. Anna , gazeta Aacheren Zeitung ka   shkruar për të: “…loja e pianistes,që nuk njeh limite teknike, demonstroi një personalitet të fuqishëm në interpretimin e s

Sot kam kënaqësinë  të risjell në kujtesë dy foto nga suksesi i Iva Zurbos në koncertin e parë të saj, si e ftuar në Takimin e I të “ Dueteve pianistike”, që tashmë realizohet çdo dhjetor.

Keto lloj arritjesh të talenteve tona, janë fryt i një pune pasionante të pedagogjisë sonë , për të krijuar “ambasadorët tanë”,  si në çdo fushë, që na bëjnë të ndihemi krenarë për të ardhmen e tyre!

ona2.jpg

IVA ZURBO u lind ne Tirane,me 21/02/2002 ne nje familje intelektualesh, ku nena e saj eshte mesuese flauti ndersa babai inxhinier. Interesi per pianon fillon ne moshen 5 – vjeçare. Kryen klasen e dhjete ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane per piano ne klasen e Pedagoges Valbona Kasaj (Shehu). (qershor 2018). Qe prej vitit 2015 Iva merr mesime dhe nga profesor Heribert Koch, president i EPTA Germany.

Aktiviteti Artistik

Koncertin e pare pianistik e ka dhene ne Korrik te vitit 2008 ne sallen e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve,kur ishte vetem 6- vjeç.

Eshte e ftuar ne Duetet Pianistike per te luajtur si soliste ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve. (dhjetor 2009)

Koncertin e pare recital e jep ne hollin e TKOB ku luan koncertin ne fa minor te J.S.Bach shoqeruar nga orkestra e harqeve e Liceut Artistik nen drejtimin e Prof. Asc Arben Llozi. (Mars 2011)

E ftuar si soliste ku ka luajtur Romance e Tonin Harapi shoqeruar nga Orkestra e madhe e 100-vjetorit te Pavaresise nen drejtimin e dirigjentit Eno Koco ne Pallatin e Kongreseve. (Nentor 2012)

  • · Vleresohet me çmimin e II-te ne Konkursin Mbarekombetar te EPTA Albania ne Vlore (Maj 2009)
  • · Vleresohet me çmim special ne Konkursin “F.Chopin”,organizuar nga Shoqata “F. Chopin” dhe Ambasada e Polonise ne Tirane (Prill 2010).
  • · Vleresohet me çmimin e III-te ne Konkursin Nderkombetar per pianistet e rinj “Ohrid Pearls” ne Maqedoni (Qeshor 2010).
  • · Vleresohet me çmimin e III-te ne Konkursin Nderkombetar “KAUNAS SONORUM” ne Kaunas te Lituanise (Prill 2011).
  • · Vleresohet me çmimin “ ABSOLUT” ne Konkursin Mbarekombetar ne Tirane,organizuar nga EPTA Albania ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve.(Maj 2011).
  • · Vleresohet me çmimin e I-re ne Duo-Pianistike bashke me GJ.Bejko ne Tirane ,ne Konkursin Mbarekombetar,organizuar nga EPTA ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve.(Dhjetor 2011).
  • ·Vleresohet me çmimin te I-re ne Konkursin Nderkombetar “Cita Di Barletta” ITALI (Maj 2012)
  • · Vleresohet me çmimin “Lola Gjoka” ne Konkursin Kombetar EPTA Albania ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. (Maj 2012)
  • · Vleresohet me çmimin Absolut ne Duo-Pianistike bashke me E.Shima ne Tirane, ne Konkursin Mbarekombetar,organizuar nga EPTA Albania ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. (Dhjetor 2012)
  • · Vleresohet me çmimin Absolut “J.S.Bach”ne Milano ITALI,per grupmoshat 8 – 18 vjeç (Qershor 2013)
  • · E ftuar ne Festivalin PIANODROM ne koncertin e pianisteve te rinj (Tirane, Nentor 2013)
  • · Vleresohet me cmimin ABSOLUT ne Duo-Pianistike ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve.(Dhjetor 2013)
  • · Vleresohet me cmimin ABSOLUT Cat C ne EPTA Albania ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. (Maj 2014)
  • · Vleresohet me Cmimin “A. HAJDU” ne EPTA Albania ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. (Qershor 2014)
  • · Vleresohet me Cmimin “ Orkestra e RTSH” ne EPTA Albania ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. (Qershor 2014)
  • E ftuar ne Koncertin Recital "Koncertiste te reja" ne Festivalin PIANODROM (Tirane, Janar 2015)
  • Vleresohet per here te dyte me cmimin "Orkestra e RTSH" ne Akademine e Arteve Tirane (Maj 2015)
  • Fituese e burses masterclass "Villa Capella Duria" Gjermani organizuar nga prof. Heribert Koch.
  • E ftuar ne Koncertet e organizuara ne perfundim te masterclass ne Aachen,Düren dhe Bonn, Gjermani (Gusht 2015)
  • E ftuar per te luajtur Koncert Mozart per piano dhe orkester ne Re minor K 466 , shoqeruar nga orkestra e qytetit Düren,Gjermani nen drejtimin e dirigjentit Franz-Joseph Lövenich. (8 Nentor 2015)
  • E ftuar per te luajtur ne Koncert Recital ne Akademine e Muzikes ne Münster (23 Shkurt 2016,Gjermani)
  • Koncert Recital - 18 Prill 2016, ne Burgau-Gymnasium Düren,Germany.
  • Koncert Recital - 22 Prilll 2016, ne Glashaus la Remise Königswinter ,Germany.
  • Koncert Recital (privat/me publik te perzgjedhur) -23 Prill 2016 ne Aachen, Germany.
  • Ftohet per here te dyte ne Masterclass "Cappella Villa Duria",14 - 23 Gusht 2016,Germany .
  • E ftuar per te interpretuar Liszt "Tarantella" dhe Rachmaninoff "Moment musicaux no.4" ne Konferencen e EPTA Prage, Ceki. (shtator 2016)
  • Koncert per piano dhe orkester "Capriccio Brillante" op 22  Mendelssohn shoqeruar nga orkestra e qytetit Düren nen drejtimin e dirigjentit Martin Jung ne Langerwehe,Germany.(tetor 2016)
  • Ftohet te marre pjese ne Masterclass " Hugo Staehle" ne Kassel, Gjermani. (tetor 2016)
  • E ftuar per te luajtur Koncert Mozart K175 ne Re maxhor per piano dhe orkester ne Monheim, Gjermani shoqeruar nga Kammerorchester nen drejtimin e dirigjentit M.Standfest. (dhjetor 2016)
  • E ftuar per te luajtur ne Mbremje pianistike ne Akademine e Muzikes ne Münster,Gjermani (maj 2017)
  • Koncert per Piano dhe Orkester (Saint-Saens Piano Koncerto no.2 op.22 ne sol minor) shoqeruar nga Orkestra e RTSH nen drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi (Tirane, korrik 2017).
  • E ftuar per te luajtur ne Mbremje Pianistike ne Akademine e Muzikes ne Münster,Gjermani (nentor 2017).
  • Koncert Solo Recital ne Keshtjellen Burgau ne Düren,Gjermani me vepra nga Bach, Beethoven, Schumann, Chopin dhe Rachmaninoff.(14 Janar 2018)
  • E ftuar per te luajtur si soliste ne Seminarin me teme mbi Sonatat Pianistike ne Akademine e Muzikes ne Münster,Gjermani, ku interpreton Schumann Sonata ne sol minor ne versionin origjinal te saj.(16 Janar 2018).
  • Vleresohet me cmimin ABSOLUT ne konkursin “ Jugend Musiziert” ne kategorine Duo- piano dhe violine se bashku me violinistin Jasper Sitte ne Münster dhe Wuppertal te Gjermanise (Janar/Mars 2018)
  • U klasifikua ne vendin e dyte ne konkursin “Jugend Musiziert” ne kategorine Duo- piano dhe violine se bashku me violinistin Jasper Sitte ne Lübeck, Gjermani ku gjithashtu fituan te drejten e nje koncerti ne Abtei Lisborn. ( Maj/Qershor 2018)
  • Jep provimet dhe fiton te drejten te kryeje studimet e larta ne Akademine e Muzikes me “Paragrafin e Gjeniut” ne klasen e prof. Heribert Koch, Münster Gjermani (qershor 2018)

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...