Valmir Tertini: Më shumë hapësirë kineastëve të rinj, bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri, individual dhe formalisht

Premte, 28 September 2018 08:57

Valmir Tertini është nga regjisorët e rinj të talentuar, shumë premtues, fitues i disa çmimieve të rëndësishme ndërkombëtare për flimat e tij të realizuar vitet e fundit. U lind në Gjakovë më 26 prill 1993 , ku përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet e larta për arte mediale i përfundoi në Prishtinë dhe masterin për regji filmi dhe televizioni pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Shkruan për film e tv në gazeta, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Projektet e tij kanë qenë pjesë e shumë festivaleve nëpër botë. Trajnime (workshop) ne Evrope per artin e 7-te, kinematografi. Është fitues i 19 çmimeve ndërkombëtare dhe 3 kombëtare. Ai ka botuar  tre libra dhe është në shtyp libri i tij i katërt .

Ju, si regjisor i ri, jeni vlerësuar me shumë çmime për filmat tuaj. Cili është mendimi juaj për kinematografinë shqiptare sot?

Nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm, kemi shumë probleme, duke nisur nga librat, shkollimi, mësimdhënësit, ministria, qendra kinematografike, distribuimi i projeteve etj. Kemi dëgjuar për disa suksese, por mendoj që kur nuk kemi shumë të tilla, mbivlersojmë keto të paktat. Nuk kemi kritikë, dhe kjo bën që të nxjerrësh çfarëdo produkti dhe lavdërohesh në sy, e shahesh në kafe. Deshira do ishte të kemi projekte më serioze, fatmirësisht kemi tema interesante, të punojmë me staff serioz e jo me klane, dajë e teze dhe te vrasim mendjen me shume në qasje regjisorjale, e në narratologjinë filmike

Më së shumti tema e ditës, aktualiteti, është e preferuar e regjisorëve të Kosovës. Si e gjykoni këtë larmi të realitetit, jetës, kosovare?

Ka qenë një fazë ne Kosovë ku të gjithë bënin film për luftën. Në Bruksel më pyeti një producent nga Kroacia, me tha me jep një film që e ka trajtuar luftën ashtu siç ka ndodhur, dhe fatkeqësisht unë nuk i dhash një emër se di pse. Në Kosovë kam parë filma të mirë te shkurtër, mendoj që ia kemi marrë dorën këtij metrazhi. Ka filma që ecin nëpër festival, me çmime etj. Po mendoj pritshmëritë duhet t'i kemi më të mëdha dhe te mos kënaqemi më kto suksese por të pretendojmë shumë më shumë. Më ka ndodhur në disa festivale duke biseduar me kineastë nuk kanë fare informacione për kinematografinë si për atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe për këtë gjë me vjen keq.

Keni bashkëpunuar me kineastë, aktorë (nga Shqipëria Kosova Maqedonia Gjermania ...)?

Kemi aktorë të mirë, duhet të hulumtojmë varësisht për çfarë projekti kemi. Me shumicën e atyre që kam bashkëpunuar nuk i kam njohur, por skenari, puna paraprake na ka bërë të njihemi, dhe jam ndarë i kënaqur. Regjisori duhet të dijë të punojë me aktorin duke e nxjerrë më të mirën në pah, jo ta luajë vetvetën, por rolin. Duhet sakrificë, korrektësi dhe mbi të gjitha dashuri për atë që bën, kjo të bën të jesh OK.

Sa i frytshëm është bashkëpunimi shtetëror Kosovë - Shqipëri? Politikat kulturore të dy ministrive sa vlejnë për artistët realisht?

Është një bashkëpunim më shumë individual sesa në mes të shteteve. Ministritë bëhen bashkë për kalendarin kulturor vjetor, por realisht ka pak bashkëpunime për t'mos thënë fare. Ndërsa ata më me emër që janë, bisedojnë privatisht me drejtuesit e institucioneve. Do të doja një bashkëpunim më të madh dhe me artistikë.

Si Kosova dhe Shqipëria kanë boll prodhime por pak sukses ndërkombëtar? Ku çalon filmi?

Mendoj që kemi pak prodhime, sidomos të filmit të gjatë artistikë, kënaqemi me një premierë botërore të një festivali A, dhe gjithçka ngel aty. Çalon tek distribuimi, nuk kemi producent adekuat për këtë gjë, e as produksione të shpërndarjes së filmit, si në festivale, apo shitje. Çalon në çdo gjë tjetër, që nga libri e deri tek kritika.

Cili është projekti juaj i radhës?

Filmi VULE, flet për një punonjëse të pandërgjegjshëm ne ambasaden Gjermane në Prishtinë, pothuajse gjithçka është gati dhe xhirimet nisin me 19 tetor 2018, besoj nga marsi i 2019 është i gatshëm.

Më jepni një mesazh drejtuar dikujt që ju doni ta veçoni, vlerësoni apo t'i bëni thirrje!

T’ju jepet hapësirë kineastëve të rinj, të përkrahen nga shteti, të tregojnë një copëz mozaiku nga ata vijnë në festivale nëpër botë, duke u bërë “ambasadorë” dinjitozë. Të bëj secili punën e vetë, shoh disa aktorë të dështuar që vetëshpallen regjisor, shoh regjisor teatri që meren më film, më duket e kotë. Ata/ato që i bëjnë të gjitha, s'bëjnë asgjë. Bëje atë që e ke mësuar e studiuar, per ate qe je diplomuar. Nëse secili nga ne bëjmë këtë, suksesi do të vij.Intervistoi: F. Slatina/55news.al

 

Filmografia:

"Çaj rusi", film

"Tyrbe Lez", dokumentar

"Elektiçisti i nëntokës", dokumentar

"Tradhti me letra", film

"Vulë", film (ne proces)

Librat:

"Por" libërfilm me poezi

"Unë si unë" në shqip dhe "Me as myself" në anglisht, liber me poezi.

"Arte Mediale" eseistikë per fotografinë, filmin dhe televizionin

"Kosovafilm" një libë kushtuar kosovafilmit. (në shtyp)

“Metodat e filmbërjes dhe fjalori filmik” (në përgatitje)

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 10:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...