“Ditët e Mios”, Korça një studio e madhe pikture

Premte, 26 October 2018 17:53

Kolonia Ndërkombëtare “Ditët e Mios” nisi rrugëtimin ditën e djeshme për të 11-tin vit radhazi në Korçë.

Piktorë nga Shqipëria dhe jashtë saj janë tashmë pjesë e kësaj kolonie. Për piktorët, Korça mbetet një studio e madhe me hapësira për t’u eksploruar, befasuese për pasurinë që mbart e cila është mjaft frymëzuese për të ushtruar talentin e tyre.

Këtë vit do janë pjesëmarrës 20 piktorë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Polonia. Mes tyre ka emra mjaft të njohur në artin e telajos.

Që nga Boboshtica, Drenova, Vithkuqi , Voskopoja e Dardha janë fshatrat turistikë ku kanë shprehur dëshirën të pikturojnë pjesëmarrësit e këtij edicioni, ku natyrisht nuk do të mungojë edhe pazari i vjetër dhe karakteristik i Korçës.

Aktiviteti synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve por sidomos promovimin e vlerave të qytetit. Piktorët nga vende të ndryshme të botës janë pjesë e kësaj kolonie, që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në aktivitetet kulturore në qytetin e Korçës dhe jo vetëm.

Piktorët do të hedhin në telajo ngjyrat e vjeshtës korçare për t’i prezantuar punimet e tyre për publikun për tre ditë nga datat 25-28 tetor.

mio.jpg

Modifikuar më Premte, 26 October 2018 17:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...