Mbyll xhirimet filmi “Vulë”, premiera në mars 2019

Saturday, 27 October 2018 09:17

 Filmi “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini ka përfunduar xhirimet. Xhirimet e filmit janë bërë jo vetëm në Tiranë, por dhe në Prishtinë. Puna për filmin ka angazhuar gjatë kësaj kohe regjisorin e ri Tertini. Rolin kryesor në film Viktorian, e luan aktorja shqiptare Jorida Sorra, që në Gjermani është pjesë e teatrit. Aktorë të tjerë që luajnë personazhet e filmit janë dhe Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj. Skenarit i filmit “Vulë” në vitin 2017 është shpërblyer si më i miri në Itali, dhe tani është në fazën e tretë atë të PostProductionit, ku pritet të dal në mars të vitit 2019 premierë. Në një reagim të tij për projektin regjisori Valmir Tertini pohon se të realizosh një film është një punë e vështirë. “Është shumë e vështirë të bësh tamam film, sepse disa video që xhirohen dhe montohen mund ti bëj çdokush”, pohon regjisori Tertini. Muzika e filmit është e një kompozitori amerikan nga Los Angeles, Marcus Frong. Ky është filmi i pestë i regjisorit Tertini, që deri tani ka 19 çmime ndërkombëtare dhe tri kombëtare. Financimi i projektit kinematografik “Vulë” është nga Qendra Kombëtare e Kinematografike dhe kompania realizuese është “DarDanKinostudio”. Xhirimet interier (brenda) janë bërë në Tiranë, kurse ato exterier (jashtë) janë zhvilluar në Prishtinë. Filmi flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë gehtoo. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe lë dosjet e hapura pa firmosur. Skenari sjell një histori shqiptare dhe vetë regjisori Tertini pohon se ngacmimi për shkrimin e tij ka qenë bazuar nga realiteti. “Më bëri përshtypje se si mund të ndodhi një papërgjegjësi nga një punonjëse e dërguar nga shteti, dhe jeta gehtoo që bën në një vend ku dërgohesh për një mision të caktuar. Ne kemi shumë respekt për të huajt, madje ju besojmë më shume se sa ata që i njohim. Kështu nisa të shkruaj këtë skenar të bazuar në realitet, por të parë nga këndvështrimi im”, tregon regjisori Valmir Tertini.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...