Orkestra e harqeve të Durrësit nderohet me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Hënë, 29 October 2018 16:39

Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është nderuar këto ditë me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, duke u vlerësuar si formacioni më i mirë instrumental në Festivalin e organizuar në qytetin e Elbasanit. Dirigjenti i orkestrës së Durrësit, Petrika Afezolli, tha se “formacioni me 18 instrumentistë i drejtuar prej tij interpretoi në skenën e teatrit “Skampa” të Elbasanit “Serenatën” e P. I. Çajkovskit me të katër kohët e saj”.

Kjo vepër e plotë luhet për herë të parë që nga viti 1989 në vendin tone – shtoi dirigjenti Afezolli, i cili vlerëson motivacionin “Për nivel të lartë artistik”, që juria e Elbasanit i akordoi bashkë me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” orkestrës “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Në edicionin e tretë të Festivalit të Orkestrave të harqeve, që u organizua në Elbasan nga 22-25 tetor morën pjesë 5 formacione të plota si dhe grupe të ndryshme, interpretë të muzikës së dhomës nga i gjithë vendi, shkruan ata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...