"Graviteti Magjik”, veprat e Chagall tërheqin vizitorë të shumtë

Tuesday, 30 October 2018 17:01

Marc Chagall me “Gravitetin Magjik” ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve që prekin nga afër magjinë e veprave të këtij autori të njohur ndërkombëtarisht, të cilat vijnë për herë të parë në Shqipëri. Studentë të Universitetit të Arteve, të Liceut Artistik dhe shkollave të ndryshme, panë nga afër veprat e autorit të famshëm dhe u njohën me punën dhe jetën e tij.

”Graviteti Magjik” sjell në COD më shumë se 180 gravura dhe grafika për herë të parë në Shqipëri me një përzgjedhje grafike nga tre ciklet e tij më të njohura ilustrative për libra: “Shpirtra të Vdekur’ të Gogol, ‘Stuhia’ të Shekspirit dhe ‘Fabulat’ e La Fontenit.

Marc Chagall ishte një eksperimentues gjenial dhe eklektik. Në më shumë se shtatëdhjetë vjet aktivitet si artist, mjeshtri e shprehu veten përmes çdo mediumi në dispozicion të tij: nga piktura, grafika, qeramika dhe vizatimi, deri tek vetrazhi (pikturë në xham), mozaiku, endja në tezgjah, skulptura monumentale dhe skenografia. Ai krijoi një univers në të cilin figurat njerëzore, kafshët dhe skena të marra nga traditat hebraike jetojnë krah për krah me referenca biblike dhe fetare. Është e vërtetë se Chagall e shprehu botën e tij të brendshme përmes pikturës dhe ngjyrës, por është gjithashtu e vërtetë se grafika ishte shumë afër zemrës së mjeshtrit ruso – francez. Pllakat e tij të gravurës ngjajnë si pyje shenjash, mbushur plot me gdhendjet tronditëse të artistit dhe të ngjashme me punën e Rembrandt-it dhe Goja-s. Gravurat e tij (në këtë ekspozitë cilësisht litografi dhe akuaforte) të mahnisin, duke demonstruar aftësinë e tij gjeniale për të balancuar vlera të ndryshme tonale; ato shfaqin aftësitë e tij të jashtëzakonshme në raportet mes të bardhës dhe të zezës, si dhe na zbulojnë dorën e tij unike, kaq delikate dhe të dallueshme në ‘gjestet’ dhe ‘prekjet’ e veçanta dhe intime. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 12 janar 2019.

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 17:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...