Milto Kutali sjell dramën “Maskuar” premierë në Teatrin Eksperimental

E mërkurë, 31 October 2018 15:42

Shfaqja "Maskuar" vjen premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra teatrore shkruar nga autori izraelit Ilan Hatsor përthyer nga Eda Derhemi vjen në skenë nga regjisori Milto Kutali. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Ismail Shino. Një familje e copëtuar nga mashtrimi, tradhtia dhe lufta në shfaqjen “Maskuar”. Vepra është me skenografi nga Ilir Martini dhe muzikë nga Mark Luli. Nga të gjitha plagët e shkaktuara nga lufta moderne  guerile, ajo që lë ndoshta plagët më të thella emocionale, është ajo e familjeve të shkatërruara nga besnikëritë konfliktuale , duke zëvendësuar dashurinë familjare dhe besimin me dyshimin dhe mosbesimin. “Maskuar”, një shfaqje e fuqishme nga Ilan Hatsor sjell në qendër të saj tre vëllezër palestinezë. Janë të mbërthyer në një luftë për jetë a vdekje për shkak të mashtrimit dhe tradhtisë. Ngjarja është e vendosur në një fshat Palestinez, në bregun perëndimor  në vitin 1990, por historia e saj mund të ketë ndodhur në të njëjtën mënyrë në një numër qytetesh gjatë 20 viteve të fundit, nga Belfasti deri ne Johanesburg, në Sarajevë apo edhe në Bagdadin e sotëm kudo ku një forcë ushtarake ka vënë vëllanë kundër vëllait. Regjisori Milto Kutali tregon se këtë vepër e ka lexuar vite më parë dhe tani u bë e mundur realizimi për në skenën e teatrit. ““Maskuar” ka kahje të përafërta në histori me Ballkanin dhe Shqipërinë. Që kur unë  nisa ta lexoj këtë vepër para tre vitesh, m’u kujtua një afërsi me veprën “Familja e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës. Ne kemi marrëdhënie që shkojnë deri në ekstrem në jetët tona dhe shoqërinë tonë. Kemi dhe sot familje të ndara. Vepra teatrore është mjaft aktuale dhe për shoqërinë e sotme”, pohon regjisori Mito Kutali. Vepra premierë në datat 31 Tetor 1-2-3-4 nëntor ora 19:00 do të jetë për publikun në sallën Moliere të Teatrit Eksperimental.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...