Hysen Bashhysa: është krimi më i madh të shembet Teatri Kombëtar!

Premte, 02 November 2018 14:16

Aktori i mirënjohur i Teatrit të Durrësit për 42 vite, Hysen Bashhysa, në një intervistë për mediat, thotë se “Kjo dashuri e pakët për teatrin ndodh, fatkeqësisht, në të gjithë vendin. Shikoni çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar, është krimi më i madh, për mua, të shembësh teatrin, siç duan të bëjnë. Me ne artistët luajnë me bukën e gojës, ndaj artistët shqiptarë nuk bëhen kurrë bashkë që të mbrojnë një kauzë të drejtë. Unë nuk merrem me politikë, pavarësisht se unë e kam një bindje politike. Degjenerimin e njeriut e bën ekonomia, kjo është më e keqja. Të mbyllet goja, nuk flet dot, nuk ecën dot, nuk të shoqëron njeri, nuk ke përkrahje. Ndaj tani njerëzit, edhe artistët, manipulohen lehtë.”

Me qindra role në teatër e rreth 15 në kinematografi, Hysen Bashhysa, është sot një nga figurat qendrore të artit durrsak, në memorien e publikut:     

“Ka një hendek mes brezave, që nuk krijohet vetëm nga aktorët me përvojë por edhe nga të rinjtë. Ata shpesh vijnë me një peshë të madhe të një aktori të madh e jo të një aktori të ri që duhet të mësojë. Të rinjtë kanë një favor të madh që kanë një informacion më të madh se ne. Dinë kur ka lindur Balzaku e si ka filluar të shkruajë por nuk di a kanë lexuar një vepër të Balzakut. Duhet shumë thjeshtësi, duhet respekt që të krijosh një emër të rëndë, në teatër.

 Unë kam pasur gjithmonë me vete vlerësimin e publikut, dashurinë e njerëzve. Kjo është mjaftueshëm për mua. Unë dhe aktorët e Durrësit i kemi marrë të gjitha dekoratat, urdhrat, shpërblimet dhe ato na i ka dhënë qytetari, spektatori. Titujt më të lavdëruar dhe më emocionues na i ka dhënë publiku në skenë e jashtë saj. Jemi shumë të privilegjuar teksa ecim në rrugë e sheshe, në lagje dhe kudo. Artdashësit na mbulojnë me adhurim. Kaq më lumturon!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...