Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy sjellin sonatat e Beethoven-it

Premte, 02 November 2018 17:48

Klasikët e muzikës gjermane vijnë për publikun shqiptar nesër me një program të përzgjedhur me instrumentistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj në Katedralen Orthodhokse, Tiranë.

Violinisti i mirënjohur shqiptar Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy do të interpretojnë 4 sonata për violinë dhe piano nga të mirënjohurit e muzikës klasike Beethoven dhe Bah.

Në organizmin e këtij aktiviteti një meritë të veçantë ka violonçelisti i mirënjohur brenda dhe jashtë vendit Violent Xhafaj, i cili gjithmonë sjell për publikun shqiptar muzikë klasike me repertor mjaft të përzgjedhur e me standarde europiane. Në kuadër të këtij aktiviteti në Hotel Tirana u mbajt sot konferenca për shtyp, ku të pranishëm ishin violinisti Tedi Papavrami, violonçelisti Violent Xhafaj dhe pianisti François-Frédéric Guy. Violonçelisti Violent Xhafaj u shpreh gjatë konferencës se, ”ky koncert vjen në kuadër të prezantimit të regjistrimit të sonatave të Bethovenit që kanë bërë këta dy artistë, i cili ka dalë vitin e kaluar. Ky është një regjistrim mjaft i rëndësishëm që vjen për publikun shqiptar.

”Kur vjen për një koncert ke impenjime, por për mua mbetet kënaqësi e madhe që të vij dhe të gjej publikun shqiptar, i cili më njeh në një mënyrë shumë të veçantë dhe që nuk krahasohet me publikët e tjerë”, tha violinisti Tedi Papavrami.

Pianisti François-Frédéric Guy u shpreh se,”kemi 10 vjet që bashkëpunojmë me Papavramin rreth këtij programi që do prezantojmë për publikun shqiptar. Si rezultat i kësaj pune ne bëmë regjistrimin e 10 sonatave të Bethovenit”.

Klasikët gjerman nën interpretimin e mrekullueshëm në violinë dhe piano artdashësit kryeqytetas do t’i ndjekin nesër në orën 19:00 në Katedralen Orthodhokse, Tiranë.

tediiiiiiiiiii-218x150.jpeg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...