Teatri shqiptar në Amerikë fillon turin nëpër Evropë dhe tokat Arbërore

Saturday, 03 November 2018 10:59

Teatri shqiptar në Amerikë fillon turin final gjatë muajit nëntor nëpër Evropë dhe tokat Arbërore

Teatri shqiptar në Amerikë me projektin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” fillon turin final gjatë muajit nëntor nëpër Evropë dhe tokat Arbërore, në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së kryeheroit kombëtar dhe brenda vitit 2018, të shpallur nga dy qeveritë shqiptare si “Vit i Skënderbeut”.

“Njoftojmë të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë të bëhen pjesëmarrës dinjitozë në kremten tonë të madhe duke ringjallur në promemorien tonë historike dhe kombëtare kryetrimin e Motit të Madh’.

‘Prezenca juaj nëpër shfaqjet teatrore kushtuar kryeheroit tonë është deponimi i shpirtit dhe bindjes tuaj për ardhmëri’.

‘Ëndërrimin tonë për një komb, një shtet, një gjuhë dhe një flamur le ta kthejmë në mesazh me rezultantë drejt bashkimitshqiptar”, thuhet në komunikatën e Teatrit shqiptar në Amerikë.

Shfaqja do të jepet në Aeroportin “John Kenedy” në New York, pak çaste para nisjes së linjë Munih- Gjermani në datë 4 nëntor.

Në Londër të Anglisë do të jepet më 10 nëntor, teksa në Prishtinë arrin më 16 nëntor, për të vazhduar më pas me Gjakovën më 17 nëntor.

Në Shqipëri, kjo shfaqja do të nisë me premierën e saj të parë në Vlorë më 20 nëntor, për të vazhduar më pas me Gjirokastrën më 21 nëntor, në Tiranë më 26 nëntor, në Durrës me 17 nëntor, dhe për ta përmbyllur më pas me Fierin më datë 28 nëntor.

Kjo shfaqje gjithashtu do të ketë premierë në kryeqytetin grek, Athinë, më 24 nëntor, dhe përmbyllet në Cyrih më 1 dhjetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...