Bardhyl Londo: Po zverdhet fare interesi për librin, Kumbaro vetëm demagogji e tallje!

Tuesday, 06 November 2018 10:03

Askush nuk i merr seriozisht deklarimet e ministres së Kulturës. Gafa e fundit është, ndoshta, e vetmja herë që duhet marrë seriozisht kjo ministre, e cila, me deklaratën e saj, i vuri kapakun  punëve të kulturës e librit,  njëherësh dëshmoi paaftësinë e saj. Kumbaro shpalli para disa ditësh platformën e “Lëvizjes Kombëtare për Lexim”. Pas fushatës “Takohemi për një libër” nisur dy vjet më parë, për ministren Kumbaro kjo lëvizje që nisi në Kukës do të përfshijë shumë shpejt gjithë Shqipërinë gjatë muajit nëntor. Por për shkrimtarët pohimet që bën ministrja e Kulturës janë thjesht parulla demagogjike. Në reagimet e tyre ata pohojnë se asgjë nuk bëhet gjatë vitit për librin dhe autorët shqiptarë. Poeti i njohur Bardhyl Londo shprehet se deklarimet që bën ministrja e Kulturës janë dhe si një tallje përballë gjendjes që kanë sot bibliotekat, duke shtuar se mungojnë politikat për librin. “Është si një tallje kur shikon një gjendje katastrofike në Shqipëri, ku çdo vit vjen duke u rënduar dhe çdo vit po bëhet gjithmonë dhe më keq të lëshosh disa parulla demagogjike, gjasme për dashuri ndaj librit, dhe për nevojën ndaj librit, do të thotë që të tallesh me gjendjen dhe që ta rëndosh akoma dhe më shumë këtë gjendje. Sepse pavarësisht këtyre parullave demagogjike, asgjë nuk bëhet përgjatë gjithë vitit. Madje ata që lexojnë më pak janë ata që bërtasin më shumë që lëshojnë parulla të tilla, që kujtojnë se i dinë të gjitha gjërat, por në fakt nuk dinë asgjë”, pohon poeti Londo. Sipas tij sot përballemi me një gjendje kur ka humbur dhe respekti ndaj librit. “Nuk është puna vetëm te bibliotekat, te infrastruktura që kërkohet në këto raste që është tepër e rëndësishme, që është në gjendje të mjerueshme, por është problem sepse po ikën fare respekti dhe interesi për librin. Po zverdhet fare interesi për librin dhe këtu ka lloj-lloj praktikash që ndikojnë, nuk është thjesht ndikimi i internetit, ndikimi i problemeve të tjera që njihen në botë. Por këtu tek ne është problem që mungojnë politikat për ta bërë librin të dashur dhe për ta çuar në gjithë Shqipërinë”, vijon poeti Bardhyl Londo.

 Por ndërsa ministrja e Kulturës ka shpallur platformën  e “Lëvizjes Kombëtare për Lexim” poeti Londo i kujton se nuk bëhet asgjë për të promovuar autorët shqiptarë. “Për të promovuar autorët shqiptarë nuk është bërë asgjë, gjithë promovimet janë vetëm o në sensin e grupimeve politike ose shoqërore që ata pak janë bërë. Por vlerat e vërteta të letërsisë shqipe nuk janë promovuar dhe nuk ka ndërmend ti promovojë kush me përjashtim të iniciative private apo shoqatave të ndryshme”, shprehet Londo. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...