‘At Sergi’ me regji nga Fatos Berisha, katër mbrëmje në Tiranë dhe pastaj në Prishtinë

Saturday, 10 November 2018 14:22

Shfaqja teatrore “At Sergi”, mbështetur në novelën me të njëjtin titull të Tolstoit rikthehet për publikun te “arTurbina”. Historia e ushtarakut të karrierës Stefan Kazatski, i cili pasi përballet me tradhtinë e gruas së jetës dhe mikut të shtrenjtë, vendos të heqë dorë nga bota dhe bukuritë e saj, duke u bërë murg. Lufta e vazhdueshme me veten dhe betimin ndaj Zotit, dyshimi dhe epshi ndryshojnë edhe një herë rrjedhën e Kazatskit të shndërruar tashmë në At Sergi.

Producente e shfaqjes është Kozeta Kurti, regjia nga Fatos Berisha. Vepra vjen në skenë mbrëmjet e datave 15, 16, 17 dhe 18 nëntor. E përshtati për skenë Shpëtim Selmani, interpretojnë aktorët Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi, Arta Lahu, instrumentist Denis Hima.

 “At Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e ortodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim. Më herët regjisori Fatos Berisha ka treguar se për veprën është punuar shumë.

 “Që në fillim e kam ditur, që është i vështirë një klasik i tillë si Tolstoy për ta vënë në skenë. Me sa di unë kjo novelë nuk është vënë në skenat e Ballkanit si shfaqje teatrore. Kështu filloi rrugëtimi me shfaqjen. Unë propozova, që kjo vepër të dramatizohet për në skenë nga një autor nga Kosova, Shpëtim Selmani, me të cilin kam bashkëpunuar dhe për të tjera projekte. E dija që ai mund ta bënte këtë, sepse besoja në estetikën e tij dhe aftësitë e tij. Është punuar shumë për të ardhur te një tekst, që për mua ishte mjaftueshëm i mirë për të filluar punën më pas me aktorët e veprës”, pohon regjisori Fatos Berisha.

45148819_2283968195193613_6471060790605512704_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...