Nisin ngjarjet për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Saturday, 10 November 2018 15:34

Në Paris të Francës kanë nisur ngjarjet për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Më shumë se 60 krerë shtetëror do të qëndrojnë në Paris më 10 dhe 11 nëntor për të marrë pjesë në ngjarjet, që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Paris për këtë ngjarje. Ai ka shkruar në rrjetet sociale se “a ka më mirë që të festosh fundin e një lufte, posaçërisht të kësaj lufte, që ka qenë njëra prej më të përgjakshmeve dhe më e keqja e të gjitha kohërave?”. 

Trump dhe Zonja e Parë, Melanie Trump do të vizitojnë sot një varr të ushtrisë amerikane në Belleau të Francës. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka vizituar varrin e ushtarëve kanadezë të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Ky varr gjendet në veri të Francës. Në Francë, në ngjarjet që shënojnë 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete. Lufta çoi në ridizajnimin e hartës së Evropës, duke bërë që të bie perandoria astro-hungareze, ajo otomane dhe ruse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...