Teatri Shqiptar në Vjenë

Hënë, 12 November 2018 11:33

Nëntori i Teatrit Shqiptar u organizua me mbështetjen e Ministrisë Federale për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë dhe bashkëpunimin e Teatrit VolksMargareten në Vjenë. Në ditën e parë të Nëntorit Shqiptar u shfaq pjesa teatrale novatore poezi, lexim artistik dhe balet konteporan i autores Elona Culic dhe mjeshtrit të kërcimit kontemporan Bashkim Sula “I, the City”. Për dy ditë me radhë u shfaq me sukses gjithashtu pjesa “Shamia” e grupit të baletit kontemporan “Dance Theater“ drejtuar nga Gjergj Prevazi dhe performancën e shkëlqyer të balerinëve Elton Cefa, Rosella Pellicciotti, Fjorald Doci, Semela Skenderasi.  Pas të dy shfaqjeve vijoi një diskutim interesant me publikun austriak dhe përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Austri, të cilët ndoqën me interes performancën me nivel të lartë artistik të trupës teatrale nga Shqipëria. Ishin të pranishëm Drejtori për Europën Juglindore në Ministrinë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë Ambasadori Klaus Woelfer dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri Roland Bimo. Aktiviteti i organizuar në kuadrin e vitit të kulturës Austri Shqipëri ishte një tjetër ngjarje e shënuar në shkëmbimet kulturore midis të dy vendeve.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...