Bota e artit nderon, Stan Lee, autori i librave legjendarë

E mërkurë, 14 November 2018 15:15

Nderime nga e gjithë bota po bëhen për shkrimtarin amerikan dhe ish-presidentin e “Marvel Comics”, Stan Lee, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 95-vjeçare.

Lee është krijuesi i “The Fantastic Four” në vitin 1961 e më pas solli edhe tituj të tillë si “Spiderman” apo “The Incredible Hulk”. Aktori Chris Evans, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Captain America” të kompanisë Marvel, shkroi në rrjetet sociale se “nuk do të ketë kurrë më një Stan Lee të dytë”. Edhe protagonisti kryesor i “X-Men”-it, Hugh Jackman shprehu keqardhjen për “humbjen e një gjeniu kaq krijues”. Robert Downey Jr., i cili luajti rolin e “Iron Man”-it, i dedikoi gjithashtu një mesazh: “Mirënjohës për gjithçka jam. U prehsh në paqe Stan!”. Kevin Feige, producent dhe president i “Marvel Studios” dha gjithashtu mesazhin e tij, teksa tha se “askush nuk ka pasur më shumë ndikim në karrierën time dhe për gjithçka që bëjmë në Marvel Studios, sesa Stan Lee”.  Autori i librave legjendarë ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai në Los Angeles, sipas avokatit të familjes së tij.

Tom Hardy, që shkëlqeu në rolin e “Venom”-it, filmi i fundit bazuar në karakterin e “Marvel Comics”, shpërndau në rrjetet sociale një foto të Leet gjatë xhirimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...