Një libër i ri i studiuesit Qerim Vrioni

E Enjte, 15 November 2018 15:23

Para disa ditësh doli në qarkullim në libraritë e  Tiranës libri studimor “Pikëllim në një foto të vjetër” me autorësinë e studiuesit të fotografisë, Qerim Vrioni. Ky libër analizon në këndvështrime dokumentare, historike, etnografike dhe estetike foton “Gjon Pali dhe e bija” të realizuar në vitin 1913 në Shkodër nga fotografi Kolë Maca (1882-1945).

Periudha e realizmit të fotos i takon gjashtë muajve (tetor 1912-prill 1913) të Rrethimit të Shkodrës (që atëherë ndodhej nën administrimin ushtarak turk) nga ushtria e Malit të Zi. Qyteti u dorëzua trupave malazeze në prill 1913, po vetëm për 2-3 javë sepse me ndërhyrjen e Fuqive  Ndërkombëtare, Shkodra i kaloi sërish Shqipërisë dhe në të u ngrit Flamuri Kuq e Zi. Kjo foto është botuar sëpari në një gazetë italiane (“La Domenica del Corriere”, shtojë javore e ”Corriere dela Sera”) të datës 25 maj-1 qershor 1913, në një artikull redaksional me titull:”La fine della Guerra Balcanica”(Fundi i Luftës Ballkanike). Pak ditë më pas, në qershor 1913, fotoja u botua, sërish në Itali, në ballinë dhe në brendësi të librit “L’assedio di Scutari”(Rrethimi i Shkodrës) të gazetarit italian Gino Berri, korespondent  shtypi në Shkodër gjatë rrethimit të qytetit.

Gjatë kësaj periudhe në qytet e rrethina pati luftime të ashpra midis sulmuesve dhe mbrojtësve të qytetit, shoqëruar me shumë të vrarë e plagosur nga të dy krahët. Njeri prej tyre, nga ana e mbrojt]sve, sipas shënimeve të gazetës është edhe i plagosuri që paraqitet në foto. Ai është dëmtuar rëndë në kokë e në dorë dhe pranë i qëndron e bija, ndoshta në çastet e fundit të jetës së tij (siç e përcakton libri i Berri-t). Fotoja e godit menjëherë shikuesin e saj me dhëmbshurinë e vajzës për të atin që po largohet nga kjo botë.

Autori i librit “Pikëllim në një foto të vjetër”, studiuesi Qerim Vrioni, ka hulumtuar gjatë mbi këtë foto, ai ka gjetur, ndër të tjera, emrin e të plagosurit (Gjon Pali) si dhe fshatin nga është  (Shllak), por edhe paraqitjen e saj në 2-3 botime të tjera. Po ashtu studiuesi e analizon foton edhe nga ana estetike, duke e vendosur atë në një vend nderi në historinë e fotografisë shqiptare.

Në fund të librit autori ka paraqitur edhe një album të vogël me foto të zgjedhura nga krijimtaria e Kolë Macës, ato ngërthejnë gjini të ndryshme të fotografisë, një pjesë e tyre të botuara për herë të parë. Libri dallohet edhe për gjuhë të pastër e të pasur shqipe dhe është botim i Shtëpisë Botuese EMAL.

Bashkëpuntorë të afërt të autorit për librin janë: Konsulent është Dr.Zef Paci, redaktor shkrimtari Pandeli Koçi, ndërsa ballina nga Dr.Shpend Bengu.

Ky përbën librin e katërt të këtij studiuesi të fotografisë të botuar në vend, pas “Fotografia-një grusht diell” (2005), “150 vjet Fotografi Shqiptare”(2009) dhe “Fjalor i Fotografisë“(2013).

Dardan  Asimi

kopertina (1).jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...