“Amanet”, filmi i Namik Ajazit nderohet nga Çmimet “Kult”

E Enjte, 22 November 2018 15:37

Filmi “Amaneti” i Namik Ajazit u vlerësua si filmi më i mirë shqiptar i viteve të fundit. Akademia e Çmimeve “Kult” e ka vlerësuar filmin me regji të Namik Ajazit me trofeun e më të mirit. Ndërsa vetë Ajazi ndodhet në Romë për xhirimet e një tjetër filmi (“Portreti I pa mbaruar I Clara Bellinit”), në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ishte aktori Alfred Trebicka ai që tërhoqi çmimin. “Amanet” është një film kujtese. “Amanet”, na kthen pas në kohë, menjëherë pas eliminimit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu. Ky eliminim do të merrte me vete edhe krerë të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit, që dhanë urdhër për “heqjen qafe” të tij. Një reaksion zinxhir, fundi i të cilit ishte i qartë për të gjithë. Për të treguar këtë proces eliminimesh, i cili në fakt kishte nisur që para çlirimit të vendit, Ajazi ndalet te historia e njërit prej tyre. E ka quajtur Mentor Hasa, por në të vërtetë është një shumësi personazhesh, copëra historish që të kujtojnë këtë apo atë drejtues të lartë të shtetit komunist. Gjen te portreti i Mentor Hasës, pak nga historia e Kadri Hasbiut, madje e tij është fotografia në të cilën paraqitet duke u dekoruar nga Enver Hoxha, vetëm pak kohë para arrestimit, por gjen edhe pak nga portreti i Feçorr Shehut, Beqir Ballukut…

Tek historitë e familjeve të tyre gjen pak nga të gjitha familjet e ish-pushtetarëve që pas dënimit apo pushkatimit të tyre, u internuan, punuan nëpër miniera, disa edhe nuk u kthyen që andej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...