Grupi “Saz’iso” i polifonisë së Shqipërisë së Jugut mbajti koncert në Lubjanë

Premte, 23 November 2018 11:32

Grupi “Saz’iso” i polifonisë së Shqipërisë së Jugut, prezantoi për publikun e pranishëm në sallën Linhartova Dvorana në Cankarjev Dom, Lubjanë, muzikën dhe këngën shqiptare. Donika Pecallari, Adriana Thanu, Robert Tralo, Aurel Qirjo, Teland Feto, Agron Murati, Agron Nasi dhe Pëllumb Meta me interpretimet e tyre shënuan një veprimtari promovuese të artit e muzikës shqiptare. Në gati të gjitha interpretimet muzikantët shqiptarë u shoqëruan nga publiku i pranishëm në sallë. Këngët dhe vallet vazhduan edhe pas përfundimit të koncertit, me pjesëmarrjen e sllovenëve dhe shqiptarëve të pranishëm. Me koncertin e mbrëmjes, grupi “Saz’iso” tashmë pas vendeve të tjera të Europës, u prezantua edhe në Slloveni, duke lënë mbresa dhe duke afruar më shumë dy popujt.

Koncerti i grupit “Saz’iso” përfaqëson veprimtari kulmore në kuadrin e shumë ngjarjeve kushtuar artit dhe kulturës shqiptare gjatë muajit nëntor në Slloveni.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...