Artistët amerikanë, me muzikë shqiptare në Tiranë

Saturday, 24 November 2018 11:40

Grupi "Jenny Oaks Baker & Family Four" zhvilloi në Tiranë disa koncerte në Katedralen Ortodokse. Violinistja e njohur amerikane, Jenny Oaks Baker me katër anëtarë të familjes së saj më parë zhvilluan dhe një koncert në Korçë, ndërsa më pas në Tiranë. Publiku në sallë përjetoi një natë të paharrueshme në ëmbëlsinë dhe harmoninë e interpretimit mjeshtëror të artistëve. Me shumë kuriozitet u pritën muzika tradicionale amerikane “ Kur perëndon dielli” kënga e kaubojsave, një interpretim dhe orkestrim i bukur i këngës arbëreshe “O moj e bukura More” dhe kënga kosovare “ Baresha”. Nuk mungoi atmosfera e gëzuar e Krishtlindjeve, dhe fundi i koncertit u mbyll me himnin amerikan, interpretuar mjeshtërisht nga grupi. Jenny Oaks Baker, është një artiste dhe interpretuese që të bën ta përjetosh muzikën drejtpërdrejt, por magjia e kësaj muzike vjen edhe përmes regjistrimeve të shumta të saj, ose videove muzikore. Me magjinë e artit të “Jenny Oaks Baker & Four” publiku mori emocione të veçanta. Për rreth dy orë me një muzikë të bukur dhe shumë shpirtërore duke përfshirë edhe publikun brenda koncertit. V

iolinistja Jenny Oaks Baker, është një artiste me regjistrim Grammy, Billboard No. 1 dhe interpretuese. Jenny filloi të luajë violinë në moshën katër vjeçare dhe bëri solo debutimin orkestral në 1983 kur ajo ishte vetëm tetë vjeçe. Ajo mori Masterin e Shkencave të Muzikës në shkollën e njohur Juilliard në New York City dhe diplomën e saj Bachelor në interpretimin e violinës nga Instituti Curtis i Muzikës në Filadelfia. Jenny Oaks Baker ka katërmbëdhjetë albume. Albumi i saj "Wish Upon a Star” një tribut për muzikën e “Walt Disney" fitoi një nominim në çmimet e 54 Grammy për Best Pop album instrumental. Albumet e Jenny vazhdimisht të figurojnë në Billboard dhe albumi i saj i vitit 2010 "Then Sings My Soul", ishte në vendin e parë në Top Classical për dy javë me radhë. Projekti i saj "Noel: Carols of Christmas Past" është prodhuar nga kompozitori fitues i çmimit Emmy, Kurt Bestor, dhe përmban ish-yllin e "Celticwoman" Alex Sharpe. CD-ja e saj "Classic: The Rock Album", u prit gjithashtu nga brohoritje, dhe është edhe një album tjetër i tabelave Billboard.  Aktiviteti i saj vijon me vlerësime ndër vite me albume të tjera. Karriera e performancës së Jenny Oaks Baker është po aq mbresëlënëse. Ajo ka performuar si soliste në Carnegie Hall, Lincoln Center, Strathmore Hall, Biblioteka e Kongresit etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...