Regjisori maqedonas Mancevski xhiron në Qafë Thanë një film për dashurinë

Diel, 16 December 2018 09:58

Regjisori i njohur maqedonas Milcho Mancevski ka nisur të xhirojë në Shqipëri, filmin e tij më të ri “Shelgu”. Xhirimet po kryhen në Qafë Thanë në kodrat e fshatit Rajce Maraj. Një dashuri për shpirtrat e sotëm, por dhe për ata të së shkuarës, e ka quajtur këtë prodhim të ri kinematofrafik Mancevski i cili është dhe autor i skenarit. Filmi është realizuar mbi tregime të ndërthurura për dashurinë dhe besimin. Tregimi i parë është nga mesjeta maqedonase, dy të tjerat janë bashkëkohore, por pasqyrohen dhe janë në kontrast me njëra-tjetrën.

“Edhe pse i ndajnë shekuj, personazhet në “filmin Shelgu” kanë brenga, lumturi dhe ëndrra të njëjta. Nuk është me rëndësi cila është tema apo qëllimi e një vepre artistike, është me rëndësi të prekë, të të bëjë të qash, të buzëqeshësh apo t’ju mërzisë”, thotë regjisori Mançevski. Ky film u financua në Ballkan Film Market nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kategorinë Bashkëprodhime në Minorance (Minority Co-Production). Ky projekt është një bashkëprodhim midis shtëpisë kinematografike shqiptare “Tirana Film Institute” me producent Agron Domin dhe kompanisë maqedonase “Banana film”.

Në këtë film marrim pjesë aktoret maqedonas Sara Klimoska and Nikola Risteski dhe aktori shqiptar Adem Karaga. Në realizimin e filmit është angazhuar dhe një staf shqiptar mes të cilëve: Agron Domi – producent, Florenc Papas- Line Producer, Astrit Bica- Gaffer, Myzafer Rrapa- Ndriçues, Bledin Stasa- Asistent kamera, Erjona Daka- Asistente skenografe, Luan Shkodra- Props, Plutor Toska- piktor ekzekutues, Blerta Hyskja – përkthyese, koordinatore, Orinda Lyto- financiere. Milcho Mancevski është regjisor i njohur nga Nju Jorku i cili jeton e punon në Maqedoni. Ai është nominuar për Ariun e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia me filmin “Përpara shiut” 1994. Nju Jork Times e rendit këtë film në listën e filmave që duhen parë në jetë.

48238127_744043605965850_2141503606119989248_n-768x671.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...