Edicioni i 69-të i Berlinales, prezantohet për herë të parë dhe Kosova

Diel, 10 February 2019 10:13

Edicioni i 69 i Festivalit të filmit Europian, Berlinalja është hapur këtë vit me një deklaratë kundër seksizmit në industrinë e filmit. Në këtë event për 11 ditë do të shfaqen 400 filma nga e gjithë bota, teksa për herë të parë edhe Kosova, me filmin  “Në mes”. Aktorja franceze, Juliette Binoche, do të jetë presidente e jurisë së Berlinales, ndërsa figura ikonë e Festivalit për të 18 vit radhazi mbetet 70-vjeçari Dieter Kosslick.

Nën moton “Privatja është politike” është çelur në Berlin edicioni i 69 i Festivalit të Filmit Europian.  

Berlinalja është hapur këtë vit me një deklaratë kundër seksizmit në industrinë e filmit teksa gratë nuk janë vetëm frymëzuese për moton, por pjesëmarrja e tyre është këtë vit shumë e madhe.

Në këtë event për 11 ditë do të shfaqen 400 filma nga e gjithë bota, 23 me metrazh të gjatë, teksa 191 filma janë të regjisoreve gra.

Aktorja franceze, Juliette Binoche, do të jetë Presidente e jurisë së Berlinales është shprehur se ndjehet e vlerësuar që kryeson jurinë e këtij Festivali të rëndësishëm.

“Ne do t’i përdorim njohuritë, eksperiencën, mendjen tonë, për të gjykuar se cilët janë filmat më të mirë”, u shpreh 54-vjeçarja, fituese e çmimit Oscar në vitin 1996 për interpretimin e saj në filmin “Pacienti Anglez”.

Binoche do të kryesojë një panel prej gjashtë anëtarësh, në zgjedhjen e fituesit të çmimeve prestigjoze “Ariu i artë” dhe “Ariu i argjendtë”, që do të ndahen në një ceremoni gala më 16 shkurt.

Këtë vit në Berlinale merr pjesë për herë të parë edhe Kosova, me filmin  “Në mes”.  

Filmi në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të familjeve të njëjta dhe migrimin.

Autori i filmit, Samir Karahoda është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor është vlerësuar nga ky festival prestigjioz.

Premiera e filmit në Berlinale do të jetë më 12 Shkurt.

Pas 18 vjetësh në krye të festivalit, figura e Berlinales, 70-vjeçari Dieter Kosslick i cili me kapelen dhe shallin e tij është bërë personifikim i festivalit të famshëm, do ta lëshojë postin e tij të plotfuqishëm.

Vitin e ardhshëm, në edicionin e saj të 70-të Berlinalja do të drejtohet nga italiani Carlo Chatrian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...