“Ekspo Art Tirana”, ekspozohen për herë të parë veprat e ndaluara të Edison Gjergos

Hënë, 25 February 2019 13:44

“Ekspo Art Tirana” mbërrin nesër për publikun në edicionin e tretë në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita që bën bashkë piktorë dhe skulptorë, emra që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në jetën artistike, por dhe më të rinj janë pjesë e saj me punët e tyre. Janë veprat e 24 artistëve që janë pjesë e “Ekspo Art Tirana” në edicionin e tretë. Piktori i njohur dhe organizator i ekspozitës Gëzim Zoto tregon se do të prezantohen rreth 70 vepra për publikun, të realizuara në teknika të ndryshme. “Në ekspozitë janë portrete, natyrë e qetë, peizazhi, kompozime. Janë të gjitha punë që prezantohen për herë të parë në ekspozitë dhe është shumëllojshmëri edhe si trajtim dhe si teknikë. Kemi vizatime në laps, kemi kompozime, akuarele, pastel. Punimet në skulpturë janë në dru, në bronz, etj”, tregon piktori Gëzim Zoto njëkohësisht dhe organizator i ekspozitës, që nesër çelet në Muzeun Historik Kombëtar. E veçanta e kësaj ekspozite sipas organizatorit Gëzim Zoto qëndron se janë dhe tre vepra punuar nga piktori Edison Gjergo, që prezantohen për herë të parë për publikun. “E veçanta është pjesëmarrje e një autori dezident shqiptar, piktor shumë i mirë Edison Gjergo. Ai është ndarë nga jeta në vitin 1989. Në ekspozitë janë tre piktura të tij, por që nuk janë ekspozuar më parë. Biseduam me bashkëshorten e tij Tatjanën, e cila na i vuri në dispozicion për ekspozitën të tri punët. Punët e tij që do të jenë në këtë ekspozitë janë një portret i gruas së tij Tatjanës, një natyrë e qetë maskë gruaje dhe e treta është lahuta, që janë të punuara në vaj. Ne i bëjmë dhe një homazh veprës së Edison Gjergos në këtë ekspozitë”, shprehet mes të tjerave piktori Gëzim Zoto.

 Punët në ekspozitën “Ekspo Art Tirana janë realizuara nga Arben Brahimaj, Agron Mesi, Artan Kola, Albert Pina, Anteo Gremi, Erion Laro, Zaim Elezi, Ergys Demo, Edison Gjergo, Fatmir Dardha, Mali Pleshti, Foti Kllogjeri, Genti Proko, Gëzim Hysa, Ervis Kota, Gjergj Meta, Skënder Idrizi, Gëzim Zoto, Mikel Temo, Meri File, Leonard Lekaj, Leon Çika, Roland Runaj, Romeo Kallco. Organizatori Gëzim Zoto tregon se mes autorëve nuk mungojnë dhe artistë shqiptarë që vijnë nga jashtë. “Përmend këtu Artan Kolën që vjen nga Greqia dhe ka katër punë, dy janë afresk në suva të njomë, një teknikë e veçantë dhe e vjetër. Arben Brahimaj vjen nga Hollanda, Foti Kllogjeri nga Greqia, Ervis Kota vjen nga Gjermania me punët e tij dhe Gëzim Hysa që vjen po nga Greqia”, vijon të tregojë piktori Zoto për pjesëmarrjen në ekspozitë. Artistë të njohur, por dhe të rinj janë bërë bashkë në këtë ekspozitë me veprat e tyre, por organizatori Gëzim Zoto vijon se me punët e tyre ata janë prezantuar dhe në aktivitete të tjera. “Ne bashkë si artistë njihemi dhe kemi marrë pjesë dhe në ekspozita të tjera, jemi miq me njëri- tjetrin. Edhe mënyra e përzgjedhjes për të qenë sa më e veçantë është që të gjithë autorët kanë specifikën e tyre si në trajtim të pikturës dhe në këndvështrim të saj. Nuk është se kemi dy autorë të një zhanri”, tregon piktori dhe organizatori Gëzim Zoto. Edhe këtë vit ekspozita hapet te Muzeu Historik Kombëtar sepse duket se edhe për këta artistë ka qenë e pamundur ekspozimi në GKA. Ekspozita e këtij viti shoqërohet në hapjen e saj dhe me një katalog, por gjithçka sipas piktorit Gëzim Zoto është financuar nga vetë autorët. “Ekspozita është me financimin e vetë autorëve, kemi bërë dhe një katalog. Në ditën e parë të ekspozimit ekspozita shoqërohet dhe me këtë katalog shumë cilësor”, tregon piktori Gëzim Zoto i njohur për aktivitetin e tij në art. Ekspozita që hapet nesër në Muzeun Historik Kombëtar do të qëndrojë deri më datë 3 mars.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...