Mikel Temo: GKA nuk i ka mbyllur vetë dyert për artistët, i ka mbyllur me Ministrinë e Kulturës

E mërkurë, 27 February 2019 13:09

“Shteti ynë nuk ka struktura të nevojshme për të stimuluar mbijetesën e artistëve në vend”, thotë piktori dhe skulptori Mikel Temo, duke shtuar se se shumë pak bëhet sot për artin dhe artistët në vend. Sipas tij jeta artistike është e vështirë dhe artistët përballen jo vetëm me mbylljen e dyerve të GKA, por dhe me buxhetet e pakta për projektet. Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë e saj me gjendjen që është sot Galeria Kombëtare e Arteve.

 “Drejtori i GKA është sulmuar shumë dhe në media nga artistët për atë që po ndodh në galeri dhe ai nuk ka reaguar deri tani. Unë e kam pohuar dhe më parë që ne si artistë jemi të zbuar nga Galeria Kombëtare e Arteve. GKA nuk ka aktivitete ku ne të jemi prezent. Mua ma merr mendja që aty mund të punohet me projekte kuratoriale dhe je apo nuk je pjesë e projektit kuratorial kjo varet nga personi, që e organizon ekspozitën. Unë nuk besoj se GKA ka kuratorë të punësuar atje, por bëhen me komision dhe me projekte. Kush i afrohet GKA me një projekt, situatë e caktuar artistike, që e merr përsipër kuratori. Por nëse nuk ka të tilla nuk e di se si do të vazhdojë, vetë GKA duhet të ketë dy apo tre projekte në vit që janë jashtë këtyre propozimeve kuratoriale, që bëjnë individët privatë.

GKA nuk i ka mbyllur vetë dyert për artistët. I ka mbyllur me Ministrinë e Kulturës, pra është si një marrëveshje që kanë bërë. Nëse unë do të isha ministër në Ministri të Kulturës nuk do ta lejoja GKA që të ishte në këtë gjendje dhe të mbyllte dyert. Por është një marrëveshje, më pas do të fillojnë do të rinovojmë GKA dhe do vijojë të qëndrojë dhe për një kohë tjetër dhe me rradhë. Nuk ka salla alternative, sepse po të kishte salla të tilla ishte ndryshe. Përshembull nëse do të kishte Bashkia e Tiranës galeri arti do ndihmonte, por sot nuk ka asnjë. Nëse do të kishte salla aktivitetet tona do të zhvilloheshin në këto mjedise.

Galeria e artit FAB është e vetmja për momentin që ka aktivitete dhe ka mbetur, pra që nuk është private. GKA është si është dhe e vetmja që funksionin është galeria e artit FAB”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...