Promovohet fjalori Japonisht – Shqip

E Enjte, 21 Mars 2019 13:02

Shoqata e Miqësisë Kosovaro-Japoneze, ka bërë promovimin e fjalorit Japonisht -Shqip. Fjalori shihet si një ndër mjetet më të fuqishëm në botë për të bashkuar popujt. Lansimi i tij është bërë në ambientet e “The Cambridge School”.

Luljeta Arifi, drejtore ekzekutive e këtij Asociacioni, theksoi se “edhe pse gjeografikisht jemi të largët me Japoninë, mësimi i gjuhës japoneze është një mundësi e shkëlqyer për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e arsimit, inovacionit dhe biznesit”.

“Për ta lehtësuar ketë komunikim e për të na e sjelle me afër Japoninë nëpërmjet komunikimit në gjuhën japoneze, ka punuar dhe vepruar me shumë përkushtim e dashuri, autorja e fjalorit Japonisht – Shqip, Reko Dida”, ka thënë ajo.

“Në këtë kontekst ajo ftoi që ta shohin perspektivën e të mësuarit të kësaj gjuhe, sepse siç thotë një shprehje e urte popullore, ‘të mësuarit e një gjuhe të huaj është si të ishe një person tjetër’”, thuhet në njoftimin për media të këtij Asocioacioni.

Aty është paralajmëruar se në një të ardhme të afërt Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze do t’u mundësojë qytetareve të Kosovës të mësojnë gjuhën dhe kulturën japoneze.

“Në ketë aktivitet u nda përvoja prej perspektivës së studimeve të doktoraturës në Japoni nga Prof. Dr. Anjeza Alaj. Për këtë aktivitet u dhanë mesazhe përkrahëse nga Zyra Ndërlidhëse Japoneze në Kosove z. Mark Radoniqi dhe nga ambasadori Leon Malazogu i Ambasadës së Kosovës në Japoni”, thuhet më tej në njoftim./ KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...