Piktori Agim Sulaj nderohet me çmimin ndërkombëtar “Prato”

Tuesday, 26 Mars 2019 12:35

Artisti shqiptar Agim Sulaj nderohet me një tjetër çmim për aktivitetin e tij krijues. Në qytetin  Prato në Toskana të Italisë edhe këtë vit emra të njohur të artit, kulturës dhe më gjerë u mblodhën në ceremoninë e çmimeve. Mes të vlerësuarve ishte dhe artisti shqiptar Agim Sulaj. “Me mesazhin e fortë që përcjell vepra e Sulajt, bëhet ndihmëse dhe përkrahëse e idealeve më të larta njerëzore, për një botë e shoqëri civile më të mirë” vlerëson juria e çmimit “Prato” për punën e artistit shqiptar. Çmimi ndërkombëtar “Prato” i jepet artistëve, gazetarëve, shkrimtarëve të njohur, që kanë dedikuar krijimtarinë e tyre mbi problemet sociale. Artisti Agim Sulaj që prej vitesh jeton dhe punon larg Shqipërisë shprehet se vlerësimi i dedikohej karikaturave të tij, që përcjellin mesazhe për shoqërinë.

“Një çmim prestigjioz për kulturën migrante. Vlerësimi i krijimtarisë sime i dedikohej karikaturave të mia, që kanë mbrojtur gjithmonë të drejtat e njeriut, mbrojtjen e ruajtjen e ambientit emigracionin si temë gjithnjë e më aktuale në shoqërinë evropiane e më gjerë”, shprehet piktori Sulaj. Ndër personalitetet e njohura këtë vit ishte dhe Gad Lerner, gazetar i njohur në Itali, Farid Adly, etj. Ceremonia u zhvillua me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në sallën mesjetare të këshillit Bashkiak të qytetit të Pratos. Por ndërsa në botë artisti shqiptar vijon aktivitetin e tij me ekspozita, por dhe vlerësime të ndryshme, në Shqipëri mungon një ftesë sipas tij nga institucionet për aktivitetin e tij. “Ftesë në Shqipëri nuk kam marrë asnjëherë. E vetmja ftesë që më është bërë në Tiranë ka qenë në 2011 nga Ambasada Suedeze , për një ekspozitë në Muzeun Kombëtar. Në Portugali jam ftuar për një ekspozitë së shpejti”, tregon piktori Agim Sulaj. Në vitet ‘90 artisti Agim Sulaj merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në Rimini. E që atëherë ka jetuar aty, është vendi ku ka vendosur kavaletën e vet, dhe prej nga ku shkon në të katër anët e botës me pikturat dhe karikaturat e veta. Edhe sot e kësaj dite trajton temat shoqërore në punimet e tij. Padyshim shumë më lirshëm se më parë, por pa rënë kurrë në "karikaturizimin e personit". Vazhdon të kritikojë dukuritë, jo mbartësit. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë,Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...